Beitragsansicht

Kosova nuk duhet të mbetet jashtë procesit të liberalizimit të vizave

Kosova nuk duhet të mbetet i vetmi vend i izoluar në rajonin e Ballkanit, sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve, sepse kjo mund të rrisë frustrimin e qytetarëve. Kosova duhet të marrë zyrtarisht udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Në të njëjtën kohë institucionet e Kosovës duhet të jenë maksimalisht të angazhuara, që të përmbushin kriteret bazë si luftën kundër korrupsionit, regjistrat civilë dhe marrëveshjet për ripranim. Kështu u tha në konferencën “Liberalizimi i vizave për Kosovën”.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, tha se Kosova vazhdon të jetë e zhgënjyer, sepse Komisioni Europian akoma nuk është në gjendje t'i ofrojë udhërrëfyesin, në kohën kur Kosova është e gatshme ta nisë punën. Përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës janë të shqetësuar se në këtë proces mund të jenë të përfshirë edhe zëra që thonë se fillimi i procesit të liberalizimit me Kosovën duhet ndërlidhur me fillimin e dialogut të Kosovës me Serbinë dhe integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Europian. Ky konstatim i përfaqësuesve politikë kosovarë hidhet poshtë nga shefi i zyrës së komisionit europian në Kosovë, Renzo Davidi. “Këto dy procese janë të ndryshme, njëri për nga natyra është proces krejtësisht teknik, ai i liberalizimit të vizave, ndërsa aksesi në institucionet e Bashkimit Europian lidhet me çështjet politike. Po ashtu, më duhet të hedh poshtë pohimet se çështja e statusit të Kosovës ndërlidhet me procesin e liberalizimit të vizave”, deklaroi Renzo Davidi. Më pas ai tha se institucionet e Kosovës kanë shënuar përparim në përmbysjen e disa kritereve që kërkohen në procesin e liberalizimit të vizave, mirëpo ka akoma punë për t’u bërë.

Pjesëmarrësit në konferencën "Kosova dhe liberalizimi i vizave" ishin të mendimit se një rol shumë të madh në informimin e qytetarëve për procesin e liberalizimit të vizave dhe proceset integruese të vendeve të Ballkanit mund të luajnë edhe mediat e shoqëria civile. Debatet në konferencën “Liberalizimi i vizave për Kosovën”, organizuar nga fondacioni gjerman Fridrih Ebert Stiftung dhe Deutsche Welle, u zhvilluan vetëm pak kohë para se ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian të marrin vendimin përfundimtar për heqjen e vizave edhe për dy vende të Ballkanit, Shqipërinë dhe Bosnjën e Hercegovinën. Ky takim do të mbahet më 8 nëntor. Autoritetet kosovare shpresojnë se në këtë takim do të merret vendimi që edhe Kosova të marrë zyrtarisht udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, në mënyrë që t'u hapet rruga institucioneve kosovare të plotësojnë kriteret. Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi, premton se deri në fund të vitit 2011, institucionet e Kosovës mund të përmbushin të gjitha kriteret që kërkohen për procesin e liberalizimit të vizave dhe në këtë mënyrë edhe qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm në Europë, ashtu sikurse qytetarët e të gjitha vendeve të Ballkanit.

Era85 30.10.2010 0 925
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
30.10.2010 (vor 5169 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)