Beitragsansicht

Krimet e Rënda nisin letër-porosi në shtetin helen. Dritan Prifti u kërcënua edhe me karrigen e ministrit

Mesazhet kërcënuese të regjistruara në adresën elektronike të ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, janë nisur nga territori grek. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme thanë për gazetën “Shqip” se deputeti i Qarkut të Fierit ka marrë pesë e-mail-e ku shkruesi e kërcënonte me jetën e tij dhe të familjes nëse nuk paguante një milion euro.

Të dhënat janë regjistruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka kontaktuar disa specialistë të informatikës për të evidentuar prejardhjen e këtyre kërcënimeve nga posta elektronike. Nga të dhënat e regjistruara nga hetuesit e çështjes ka rezultuar se Prifti është kërcënuar Greqia për shumën e majme, ndërsa ai është shantazhuar edhe për karrierën politike.

“Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se deputeti Prifti është kërcënuar me mesazhe nga një kompjuter jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Hetuesit e çështjes kanë dërguar një letër-porosi në shtetin grek për më shumë informacione, për vendin ku janë nisur dhe për poseduesin e këtij kompjuteri. E-mail-i ka lënë ‘gjurmë’ në rrjet, ndërsa hetuesit kanë kapur edhe numrat e IP-së”, thanë burimet nga akuza qendrore, të cilat saktësojnë se me këto numra të IP-së grupi hetimor pretendon të gjejë edhe autorin që mund të ketë kërcënuar ish-ministrin.

Duket se zbardhja e këtij kërcënimi mund të jetë pak e vonuar për shkak se letër-porosia drejt shtetit grek mund të vonojë për disa muaj. Precedentët e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë midis Shqipërisë e Greqisë kanë lënë shumë për të dëshiruar, pasi shteti helen ka vonuar dukshëm të dhënat e kërkuara nga pala shqiptare. Megjithatë, grupi hetimor i Krimeve të Rënda deklaron se po punon për zbardhjen e këtij kërcënimi, ndërsa janë marrë në pyetje dhe është kërkuar informacion nga antiterrori për ndonjë kërcënim të mundshëm.

Prokuroria dyshon se kërcënimi dhe shantazhi mund të jenë bërë për shkak të postit që mbante Dritan Prifti, ndërsa nuk përjashtohet ende asnjë pistë. Hetuesit po mbledhin informacione nëse deputeti ka pasur ose jo konflikte, ndërsa paraprakisht hetimet po përqendrohen vetëm në pistën e kërcënimit për shkak të detyrës. Akuza shton se krahas kërcënimit “Nëse nuk paguan një milion euro, do të të vrasim familjen”, ish-ministri ka marrë një tjetër kërcënim kësaj here me “karrigen”. “Nëse nuk paguan vlerën atëherë nuk do të shohësh më karrigen e ministrit”, mësohet se i kanë shkruar në e-mail Dritan Priftit, i cili e ka parë të arsyeshme të lajmërojë fillimisht policinë dhe më pas prokurorinë për këto kërcënime.

Era85 18.09.2010 0 936
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
18.09.2010 (vor 5210 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)