Në meshë kryeipeshkvi i Kosovës, Dode Gjergji tha për besimtarët që të mos kenë frikë nga e ardhmja e tyre.
Ndërsa kryeministri Hashim Thaci, në urimin e tij drejtuar qytetarëve tha se, kjo festë përcon mesazhin e lindjes së besimit, shpëtimit, humanizmit dhe mirësisë për të gjithë njerëzit nëpër botë.
“Qytetarët e Kosovës, të besimit katolik, këtë festë e kremtojnë me dinjitet dhe respekt të lartë në familjet e tyre, duke i dhënë shkëlqim dhe solemnitet respektit të vazhdueshëm për njeri-tjetrin”, u shpreh Thaci.