Beitragsansicht

Kurti: Të ndërpritet dialogu me Serbinë

Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ka theksuar edhe njëherë se bisedimet me Serbinë janë në dëm të Kosovës dhe ka kërkuar që ato të ndërpriten menjëherë.

Ai në një konferencë për media të dielën, ka thënë se duke u bazuar në raportimin e shefes së ekipit kosovar në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme janë bërë argumente shtesë që këto bisedime duhet të ndërpriten.

Sipas tij, kreut të Vetëvendosjes, bisedimet e zhvilluara në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk janë teknike siç i quan kryenegociatorja Tahiri, por dialogu midis Kosovës dhe Serbisë siç e quan vetë Brukseli.

Ai theksoi se hapësira e çështjeve të diskutuara në Bruksel është gjithnjë Kosova dhe vetëm Kosova dhe të gjitha temat për çështje teknike siç është ajo e regjistrave civilë i janë referuar vetëm Kosovës. “Ajo tha që i ka kërkuar origjinalet e regjistrave të gjendjes civile, por gjithashtu e konfirmoi gatishmërinë e saj që t’i marrë edhe kopjet e këtyre regjistrave. Pra, ky është kompromisi i parë që rrezikon të bëhet marrëveshje dhe të nënshkruhet në raundin e ardhshëm të bisedimeve. Mirëpo, zëvendëskryeministrja Tahiri nuk ka qejf që t’i përdorë fjalët ‘koncesion’ e ‘kompromis’. Ajo preferon për të njëjtin kuptim shprehjet ‘sjellje konstruktive’ dhe ‘zgjidhje kreative”, ka thënë Kurti.

Për më tepër, Kurti theksoi se agjenda e bisedimeve me Serbinë është caktuar në shtator të vitit të kaluar në takimet në mes Kryeministrit Hashim Thaçi dhe këshilltarit të kryediplomates Ketrin Eshton, Robert Kuper, dhe në këtë axhendë sipas tij nuk është parashikuar që të bisedohet për dëmet që Serbia i ka shkaktuar Kosovës.

“Duke u përgjigjur në pyetjet e mia, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri tha që në bisedimet në Bruksel nuk do të flitet për kërkim-faljen e Serbisë, për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë në të cilën shkruan që Kosova është pjesë e Serbisë, për Luginën e Preshevës dhe as për dorëzimin e kriminelëve serbë autoriteteve të Kosovës meqenëse këto, sipas saj, janë çështje politike dhe jo teknike. Ndërkaq, për çështjen e dëmeve të luftës dhe të të pagjeturve, ajo tha se këtyre ende nuk u ka ardhur radha, ndonëse dihet që ato duhet të jenë çështjet me prioritetin më të lartë, sepse kanë rëndësi jetike për qytetarët e Kosovës. Gjithashtu, Edita Tahiri deklaroi që nëpërmjet këtij dialogu synohet që Serbia të tërhiqet nga veriu i Kosovës”, ka thënë Kurti.

Një pikë tjetër me rëndësi sipas liderit të “Vetëvendosjes” ishte edhe kërkesa për procesverbalet e mbajtura gjatë bisedimeve dhe për këtë sipas Kurtit javën e ardhshme kjo lëvizje do të shqyrtojë mundësinë që të ndjekë rrugët ligjore duke kërkuar që Edita Tahiri të japë llogari për këto bisedime.

“Sigurisht që tash do t’i shfrytëzojmë të gjitha rrugët legale dhe institucionale, në mënyrë që të marrim vesh se çka saktësisht po bisedohet në Bruksel dhe kësi soji të mund ta parashikojmë rrezikun dhe dëmin në mënyrë shumë konkrete që po na shkaktohet me këto bisedime”, ka thënë Kurti.

Sipas Kurtit, bisedimet me Serbinë janë një proces i padrejtë për të cilin, siç është shprehur ai, më shumë është i informuar kryesuesi i delegacionit të Serbisë, Borko Stefanoviç, sesa vetë qytetarët e Kosovës.

Era85 11.04.2011 0 1163
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)