Beitragsansicht

LDK mohon ndërhyrjen në prishjen e mitingut të Thaçit 08/12/2010

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mohoi se qëndron prapa incidentit, që ndodhi mbrëmë në shkollën fillore “Zenel Hajdini”, në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, në kohën kur Partia Demokratike e Kosovës mbante tubim elektoral. Kryetari i degës së LDK-së në lagjen “Kodra e Trimave”, Ismet Beqiri, tha në një konferencë me gazetarë se për LDK-në është e papranueshme që një gjë të tillë të jetë organizuar nga aktivistë, ose struktura të saj. Si kryetar i degës së kësaj lagjeje, Beqiri u distancua nga prononcimi i zyrtarëve të PDK-së, të cilët e akuzuan LDK-në për nxitjen e incidentit. “Në ‘Kodrën e Trimave’, nëse dikush mendon të krijojë probleme, për shkak se atje LDK-ja është shumë e fuqishme, e ka shumë gabim. Edhe me ngjarjet, si ajo e mbrëmshmja. Thënë thjesht, edhe si kryetar i degës të asaj pjese shumë të fuqishme, po e përsëris absolutisht mbi të gjitha distancohemi nga prononcimi i z. (Ramadan) Avdiu dhe shprehim keqardhje për çfarëdo që të ketë ndodhur në atë pjesë të qytetit. Por kjo s’ka të bëjë fare me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ne kemi punë shumë më të mençura se sa të merremi me parti të tjera, ne jemi parti që ofrojmë programin tonë, po ofrojmë vizionin tonë për të ardhmen e qeverisjes në Kosovë”, ka thënë Beqiri. Ramadan Avdiu, kryetar i Degës së PDK-së në Prishtinë, deklaroi se këtë tubim kanë tentuar ta stoponin personat e angazhuar nga Ismet Beqiri dhe bandat e Enver Sekiraqës. Avdiu ka thënë se kryetari i PDK-së, Thaçi, ka anuluar pjesëmarrjen, duke mos dashur t’i nxiste banorët dhe situata të ndërronte për të keq. Ndërkaq sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri theksoi se është jokorrekte dhe e papërgjegjshme të akuzohet pa argumente. “Asnjëherë nuk ka qenë as nuk do të jetë në praktikën tonë të keqpërdoren fëmijët, po edhe të rriturit, për përftime dhe marketing politik, aq më tepër edhe për të dëmtuar, sepse edhe në tubimet e LDK-së dhe partive të tjera marrin pjesë njerëz të moshave të ndryshme, dhe ne nuk dëshirojmë që dikush të dalë i lënduar nga tubime të tilla, sepse këto nuk i duhen Kosovës”, ka thënë Beqiri. Në një deklaratë të saj, Partia Demokratike e Kosovës dënon këtë incident dhe kërkon nga anëtarët, simpatizantët dhe të gjithë qytetarët që të ruhet fryma dhe kultura demokratike deri në fund të procesit zgjedhor”. Ndër të tjera, Partia Demokratike e Kosovës u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike për ruajtje të qetësisë, përmbajtje nga dhuna, fyerjet dhe etiketimet dhe kërkon që të mos përsëritën dukuri të tilla, që prishin imazhin e zgjedhjeve parlamentare të 12 dhjetorit 2010.

Era85 08.12.2010 0 1034
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)