Një lajm i keq vjen nga takimi i ministrave të Brendshëm të disa vendeve të Bashkimit Evropian që3 është zhvilluar sot në Luksemburg, për të diskutuar mundësinë e pezullimit të liberalizimit të vizave për disa vende të Ballkanit. Ndërsa kanë argumentuar se pezullimi i përkohshëm është i nevojshëm për të frenuar kërkesat e pabaza për azil ata kanë theksuar se keqpërdorimi i sistemi të azilit “është rritur në mënyrë të konsiderueshme” prej Shqipërisë, Bosnjës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë të cilave u është dhënë e drejta e udhëtimit pa viza në zonën e Schengen-it.
Kështu komisionarja për Çështje të Brendshme e BE-së, Cecilia Malmstroem se aktualisht po diskutohet legjislacioni që do të lejonte rifutjen e përkohshme të vizave në situata të caktuara ndërsa shtetet që po i mëshojnë më fort kësaj cështjeje janë Suedia, Gjermania, Franca, Belgjika, Hollanda, Austria dhe Luksemburgu. Megjithatë një vendim përfundimtar pritet të merret në fillim të vitit që vjen.
Hashashmenja: | ||
ishalla mo se ngelen njerzit tu prit vizat e kom lllafin per ato qe dun te ikin ne vendet europiane
|
||
06.11.2012 |