"Dita e sotme erdhi si rezultat i mjaft proceseve të një evolucioni të thellë që ka të bëjë me jetën e institucioneve të Shqipërisë, por edhe me maturimin e shoqërisë shqiptare ndër vite", tha presidenti në një prononcim për Top Channel.
Kreu i vendit kërkoi që në të ardhmen të punohet më shumë dhe me seriozitet për rrugën e Shqipërisë drejt familjes evropiane.
"Dita e sotme të na japë shansin të rrisim sensin e mirëkuptimit, dialogut dhe sot të jetë një ditë feste, ndërsa nesër duhet t'i kthehemi përgjegjësive. Partitë politike, institucionet duhet të japin një shembull për qytetarët që të respektojnë liberalizimin, të respektojnë rregullat dhe korrektësinë sepse vetëm kështu do të kemi më shumë premisa për ecurinë e Shqipërisë", tha kreu i vendit.
I pyetur nëse kishte një mesazh për politikën, presidenti Topi theksoi se nuk mund të ndërhyjë në vullnetin e partive për të marrë vendime, por kerkoi prej saj me shume dialog dhe mirekuptim.