Sipas raportimeve të dëshmitarëve, të cituar prej BBC-së, pozicionet e protestuesve janë duke u qëlluar aktualisht me artileri dhe me armë kundraajrore. Megjithatë, përpjekjet për të çarë midis radhëve të rebelëve me tanqe janë zmbrapsur.
Të paktën tre prej tanqeve janë hedhur në erë së bashku me ekuipazhin e tyre. Pas një të premte shumë të përgjakshme, disa dhjetëra besohet se janë vrarë vetëm sot në Zavija, ndërsa bilanci tragjik në të gjithë vendit mund të shtohet me disa qindra.
Disa mijëra kanë mbetur viktima të ditëve të luftimeve në Libi. Disa mediat ndërkombëtare flasin deri për 10 mijë të vrarë.