Bilanci i mëparshëm i HRW ishte 84 viktima gjatë tre ditëve të përleshjeve mes manifestuesve dhe policisë.
Organizata saktëson se ky bilanc është ndërtuar duke kontaktuar dëshmitarë dhe personel të stafit mjekësor.
Qeveria e Libisë nuk ka dhënë asnjë shifër dhe nuk ka bërë komente zyrtare mbi dhunën në vend.