Beitragsansicht

Lideri i opozitës: Vërtet iku Prifti, por jo djalli i korrupsionit

 

Partia Socialiste nis përgatitjet e gjithanshme për fushatën zgjedhore. Me një aksion politik të plotësuar me opsionin e protestave, selia rozë së fundmi duket se po heton në praktikë një kuadër të papërkufizueshëm skenarësh që shkojnë nga një sfidë elektorale normale në 2011-n deri tek eventualiteti i zgjedhjeve të parakohshme. Të paktën kjo është direktiva verbale e përcjellë nga kreu socialist, Edi Rama, në kontaktet e fundit me strukturat e partisë në bazë, të cilat kanë nisur punën për përballimin e sezonit të ri politik. Ajo që bie në sy është marrja në konsideratë e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat duket se po riaktualizohen në një realitet politik që po ndërlikohet shumë. Nga përgatitja praktike për këtë zhvillim në apelin publik, selia rozë duket se nuk po mban shumë distancë apo konfidencialitet, për sa kohë që panorama korruptive që qarkon qeverinë në pushtet pas disa muajsh akuzash, ka krijuar një klimë të favorshme dhe një moment të përshtatshëm veprimi për opozitën.

Qeveria

Konkretisht dje, kreu socialist, Edi Rama, shfrytëzoi çështjen e ndryshimeve në kabinetin qeveritar, për të rikonfirmuar angazhimin opozitar për të larguar nga pushteti shumicën e drejtuar nga Sali Berisha. “Largimi i djeshëm i ministrit të Ekonomisë në një mbledhje partie dhe justifikimet e Kryeministrit në një oborr shkolle, ishin një tjetër shembull i shpartallimit moral të këtij pushteti. Asnjë procedurë normale, asnjë edukatë qeverisëse, asnjë lloj transparence me publikun... Dje nga qeveria iku Prifti, po jo djalli që ka mbërthyer për fyti Shqipërinë, korrupsioni gërryes që po shkatërron ekonominë e familjeve shqiptare për të pasuruar një grusht njerëzish. Shqipëria sot është më e kërcënuar se dje. Kjo qeveri duhet vetëm të largohet dhe ne do të bëjmë çdo gjë që mundemi për ta larguar”, tha Rama. Denoncimi me fakte i një numri ministrash, dokumentacioni i paraqitur së bashku me pritmërinë e protestave shpalosen kështu si një kuadër veprimi që parashikohet të japë ritëm të ri për Partinë Socialiste. Korrupsioni dhe denoncimi konkret i tij po kthehen në një armë edhe ndaj vetë Sali Berishës që erdhi në pushtet po me këtë kartë në vitin 2005. Edi Rama ka qenë edhe më i qartë, duke nënvizuar se hapja e dosjes qeveritare do të vijojë edhe në ditët në vijim. “Grupi ynë i transparencës së qeverisjes do të publikojë nesër (sot) një dokument që provon sesi e gjithë makina e shtetit, Këshilli i Ministrave, ministritë, agjencitë shtetërore, vihen në lëvizje nga sekserë që operojnë për llogari të qeveritarëve”, u shpreh kreu socialist. Në pritje të zbardhjes së aferave të reja, publiku shqiptar po vihet ndoshta për herë të parë përpara një ekipi qeverisës, i cili akuzohet në bllok nga opozita me fakte dhe akuza konkrete. Kriza si e tillë, e adoptuar si terminologji fillimisht vetëm nga opozita është zgjeruar tërësisht, duke u bërë e perceptueshme tërësisht për sa kohë që deri më tani, denoncimi socialist nuk është përgënjeshtruar. Deformimi elektoral dhe manovrat me zgjedhjet ripërkufizohen për rrjedhojë si problemi kyç që përveç tensionit riprodhon dhe konservon të gjitha krizat. “Çka ndodh përditë prej 15 muajsh, është rezultati i votave të vjedhura dhe kutive të mbyllura. Zgjedhjet u vodhën që të privatizohet qeveria dhe të grabitet Shqipëria”, u shpreh në këtë drejtim Edi Rama.

Era85 15.09.2010 0 893
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
15.09.2010 (vor 5215 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)