Shtojca e emëruar Google Cloud Connect for Microsoft Office është zhvilluar nga ekipi i cili ka punuar në kompaninë DocVerse të cilën Google e ka blerë më herët gjatë këtij viti.
Softueri u mundëson përdoruesve të Microsoft Office të cilët kanë llogari edhe në Google Docs sinkronizimin e dokumenteve pa pasur nevojë që të punojnë në të njëjtën kohë edhe brenda shërbimit të internetit nga Google për menaxhim me dokumente për zyre.
Cloud Connect for Microsoft Office funksionon me versionet 2003, 2007 e 2010 të paketës softuerike Office.