Beitragsansicht

Ligji i SHISH-it, tek ekspertët e NATO-s

Drafti me ndryshimet e ligjit për Shërbimin Informativ Shtetëror ndodhet në kancelaritë e Aleancës Atlantike dhe i është ushtruar ekspertizës nga ekspertët e fushës së sigurisë kombëtare.


Ky fakt pohohet edhe nga anëtarë të grupit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare. Mazhoranca, edhe pse e diskutoi deri në fund miratimin e këtij ligji dhe e vendosi më pas edhe në programin tremujor të punës, nuk ka bërë të njëjtën gjë në kalendarin e punimeve të Parlamentit, siç mësohet pas sinjaleve të reja nga kancelaritë perëndimore në lidhje me nxitimin e diskutimit të ligjit.

Partia Demokratike është justifikuar me motivin se e ka përshirë projektligjin me ndryshime të ligjit organik të SHISH-it në programin tremujor, me shpresë se do të mbërrijnë propozimet nga NATO.

Siç mësohet, dy kanë qenë logjikat e diskutimit të draftit të ri për SHISH-in. E para, që të jetë një institucion nën varësi të Ekzekutivit dhe siç ekziston modeli edhe në shumë vende perëndimore; dhe e dyta, një institucion i pavarur, siç ka qenë deri tani.

Nga ekspertët ka mbizotëruar ideja e një institucioni kushtetues, pasi edhe qëndrimi përgjithësisht i forcave kryesore të politikës shqiptare ka qenë që institucioni i Shërbimit Informativ Shtetëror të mbetet i pavarur.

Ndryshimi i ligjit organik për Shërbimin Informativ Shtetëror do të rikthehet sërish për diskutim dhe rishqyrtim në komisionet parlamentare nën mbikëqyrjen edhe të ndërkombëtarëve.

Partia Demokratike, edhe pse e ka të përcaktuar në axhendën tremujore të Parlamentit, por jo në axhendën e seancave plenare draftin e Shërbimit Informativ Shtetëror, nuk do ta kalojë pa ndryshime këtë ligj.

Burime pranë Komisionit të Sigurisë bëjnë me dije se drafti do të ridiskutohet në komision dhe do të rishikohet me vëmendje dhe konsultime për të plotësuar të gjitha standardet e kërkuara edhe nga ndërkombëtarët.

Projektligji pritet t’i nënshtrohet një ekspertize nga ekspertët ndërkombëtarë dhe më pas pritet t’i kalojë Kuvendit për miratim.

Burime nga demokratët bëjnë me dije se do të jenë strukturat e NATO-s ato që do të japin vlerësime pas ekspertizës së këtij ligji

Era85 16.09.2010 0 947
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
16.09.2010 (vor 5213 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)