Shkencëtarët e Institutit Weizmann në Izrael arritën nëpërfundimin se lotët lëshojnë një sinjal kimik, i cili ul aftësitë nuhatëse tek meshkujt.
Nuhatja është një prej elementëve që ndikojnë tek eksitimi dhe seksualiteti. Studimi arriti në përfundimin se sinjalet ulin nivelet e testosteronit në gjak.
Kërkuesit tani do të shohin se çfarë efekti kanë lotët mashkullorë tek seksi i kundërt.