Beitragsansicht

Majko: Ky është skandal, cenohet statusi aktual i Kosovës

Kuvendi nuk gjen paqe për miratimin e marrëveshjes së dy qeverive Shqipëri-Serbi kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe lëndëve narkotike. Në komisionet parlamentare, opozita ushtron presion ndaj mazhorancës për formulimin që përmban teksti i kësaj marrëveshje, ndërsa demokratët akuzojnë socialistët për nacionalizëm politik të pavend. Debatet ishin të ashpra në Komisionin e Ligjeve dhe deputetët kapërcyen në akuza reciproke lidhur me këtë marrëveshje të firmosur nga qeveria e Beogradit dhe Tiranës.

Debatet në komision

Cenimi i statusit të Kosovës dhe rrjedhja e informacionit të klasifikuar, ishin dy pikat e referimit të socialistëve kundër shumicës parlamentare në Komisionin e Ligjeve dhe Komisionin e Jashtëm. Opozita e cilësoi si skandal faktin se në tekstin e kësaj marrëveshje dypalëshe, Serbia cilësohet si shtet fqinj me Shqipërinë. Ky formulim, në draftin e marrëveshjes së nënshkruar në Beograd të këtij viti nga të dyja qeveritë, të kthen prapa në termat e kohës së ish-Jugosllavisë, edhe pse vendi ynë ka kufi të përbashkët vetëm me shtetin e Kosovës. Ish-kryeministri Pandeli Majko theksoi se “cilësimi i Serbisë si vend fqinj cenon direkt sovranitetin e Kosovës”. Anëtari i Komisionit të Ligjeve, Pandeli Majko, kërkoi sqarime përse Serbia konsiderohet në marrëveshje shtet fqinj me Shqipërinë. “Hapim gjithë terminologjinë përkatëse dhe po u them se shtet fqinj do të thotë kur ke një zonë kufitare me të. E dyta, ju e dini se shteti shqiptar ka njohur pavarësinë e Kosovës. Shteti serb vazhdon, sipas tij, në mënyrë kushtetuese duke e njohur Kosovën si pjesë të vetën. Pyetja që shtrohet është sa juridike aq edhe politike. Ç’është kjo marrëveshje e firmosur nga Lulash Basha me këtë logjikë, e cila nga pikëpamja juridike e zeron, nga pikëpamja politike është skandal. Prandaj jam kundër dhe ftoj kolegët të mos e votojnë”, tha Majko. Mazhoranca është kthyer dje në avokate mbrojtëse të marrëveshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë për luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe lëndëve narkotike. Demokratët u munduan dje të zbusnin debatet e ashpra me socialistët, por, nga ana tjetër, nuk kanë hezituar as të mbrojnë marrëveshjen. Deputeti Enkelejd Alibeaj theksoi se socialistët po tregojnë nacionalizëm politik të pavend, duke thënë se ky dokument ka si qëllim vetëm luftën kundër korrupsionit. “Marrëveshja nuk duhet parë me nacionalitet”, tha deputeti Alibeaj. Shqetësimi i dytë i opozitës është neni 3 i kësaj marrëveshje, ku thuhet se palët kontraktuese informojnë njëra-tjetrën duke shkëmbyer të dhënat. Pika 2 e nenit tre specifikon se “shkëmbimi i informacionit midis palëve kontraktuese nga Organizata Ndërkombëtare Policore Kriminale-Interpol, mund të kryhet me anë të kontaktit direkt midis autoriteteve kompetente”. Duke iu referuar këtij neni, një tjetër deputet i PS-së, Arben Isaraj, hodhi dyshimin e ndonjë rrjedhjeje informacioni, ndaj duhet të ketë konsulta paraprake dhe me SHISH-in. Pas debateve, marrëveshja u miratua me 11 vota pro të mazhorancës, 7 abstenime nga opozita dhe një votë kundër të deputetit Pandeli Majko

Era85 28.10.2010 0 867
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
28.10.2010 (vor 5170 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)