Acarohet situata e shqiptarëve në Mal të Zi. Projektligji për heqjen e flamurit shqiptar nga përdorimi si dhe vendosja e gjobës prej 1 mijë eurosh nëse përdoret ky flamur pa lejen përkatëse, ka bërë që shqiptarët të ngrihen sërish në protesta edhe në ditët e para të vitit të ri.
Situata tashmë është drejt përkeqësimit, pasi Komisioni për Rendin dhe Qetësinë Publike në Parlamentin e Malit të Zi ka bërë gati ligjin, i cili pritet të votohet nga ky parlament.
Sipas vendimit të këtij komisioni, kush do të përdorë flamurin e një shteti tjetër pa marrë leje në polici do të gjobitet me 1 mijë euro gjobë.