Beitragsansicht

Me ndërtime cilësore shmangen dëmët nga tërmetet

Që Maqedonia të mos ketë pasoja katastrofale nga tërmetet eventuale, duhet të kihet kujdes në mënyrën e ndërtimit të objekteve të reja - porosisin nga konferenca për inxhinieri të tërmeteve qe mbahet në Ohër. Seizmologë të njohur botëror thonë për ALSAT se duhet të parandalohen situatat e ngjashme me ato që kishim rastin t'i shohim në Kili dhe Haiti.
‘Ekspertët botëror viteve të fundit ishin të përqëndruar në konstruksionin e ndërtimeve të reja që të sigurohemi se njerëzit nuk do të vdesin në tërmete në numër aq të madh deri tani. Duhet edhe tek ju të ndërtojmë ndërtesa që do të jenë të sigurta dhe që do të mbesin të tëra edhe pas ndonjë dridhjeje të madhe, ndërsa vendi të mos përjetojë dëm të madh ekonomik, duke pasur parasysh se Maqedonia është vend i varfër‘, thotë Xhon Uallas, profesor në universitetin në Kaliforni.
‘Këtu mund të ndodhin tërmete. Ka dy arsye, e para ëshë se edhe më parë keni pasur tërmet të madh. Shikuar nga aspekti gjeologjik ka shumë deformime në teren. Me rëndësi është historia e termeteve në një vend, ndërsa ju keni histori. Mund tu them se nuk duhet të keni frikë nga rritja e nivelit të liqeneve në Maqedoni. Ajo nuk mund të jetë shkak për tërmete’, qetëson Xhonson Stjuard, ekspert nga SHBA-të.
Angjel Saraçi është maqedonas që kohë të gjatë jeton në Amerikë. Ka punuar në kompaninë më të famshme botërore për prodhim të aparateve sizmike, ndërsa tani posedon firmë e cila shkencëtarëve u jep të dhëna që janë të rëndësishme për vërtetimin e qëndrueshmërisë së objekteve në rast të dridhjeve të mëdha.
"Ky vend qëndron i lëkundshëm. Vazhdimisht ka lëvizje të truallit. Ngjashëm është edhe në Shqipëri dhe Greqi. Procesi i dizajnimit të ndërtesave dhe revizioni i objekteve është një pjesë shumë e rëndësishme. Duhet të ketë trup i cili do të mbikëqyr ndërtimin e çdo objekti. Pas tërmetit të Shkupit u tregua se tek një numër i madh i objekteve nuk kishte armaturë‘, sugjeron Saraçi.
‘Autoritetet në rajon duhet t'i respektojnë ligjet për ndërtim, të cilat vetë i kanë sjellë. Tërmetet nuk mund të parashihen, por ka parashenja të caktuara që i vërejme dhe që tregojnë se mund të vijë deri tek tërmetet. Disa zona janë më pak ndërsa disa më shumë aktive’, shton Vesna Shipak, Enti hidrometeorologjik i Bosnjës.
Në konferencën e Ohrit marin pjesë më shumë se 1000 shkencëtare dhe ekspertë për inxhinieri të tërmeteve nga e gjithë bota.   

Era85 31.08.2010 0 1101
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
31.08.2010 (vor 5230 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)