Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaron se ish-ministri i Energjitikës Dritan Prifti i ka përcjellë ofertën e kreut socialist Edi Rama për të bërë një puc parlamentar.
Sipas Metës nga ky 'pazar politik' ai vetë do të përfitonte postin e kryeministrit, ndërsa vetë Prifti do të kthehej në postin e ministrit të Energjitikës, prej të cilit pak javë më parë u shkarkua.
"Nuk jam i cuditur për qëndrime të tilla, për oshilacione të denja vetëm për një kamaleon", tha Meta duke theksuar se deklaratat që Prifti dha një ditë më parë në emisionin "Top Story" ishin të pavërteta.
Sipas Metës, Prifti jo vetëm ka guxuar të bëjë shantazhe ndaj kreut te LSI-së dhe kryesisë së saj, por edhe kërkon të bëjë kombinacione që nuk kanë lidhje me moralin dhe vlerat e kësaj force politike.