Beitragsansicht

Moisiu: Më 14 dhjetor shpallim platformën për Kushtetutën 01/12/2010

Një nga nismëtarët e Forumit Civil, grupimi i cili ka marrë nismën për rishikimin e ligjit themeltar të shtetasve, ish-presidenti i Republikës, Alfred Mosiu, tha për gazetën “Shqip”, se zyrtarizimi i propozimeve do të bëhet në një takim të ri në mes të dhjetorit.

“Më 14 dhjetor do të zhvillohet një takim tjetër ku do të bëhen publike propozimet tona, të cilat kanë të bëjnë me shqetësimet rreth situatës politike, për të cilën ne mendojmë se kanë të bëjnë edhe me kuadrin kushtetues që duhet të rishikohet”, tha Moisiu.

Ai bëri të ditur se iniciativa e trajtuar fillimisht në mënyrë të rezervuar do të bëhet e njohur për opinionin për të kërkuar mandej vënien në lëvizje të një procesi që do të duhet të rishikojë atë çfarë ndodhi më 21 prill 2009. Është e natyrshme të mendohet se nxitës kryesor në këtë zhvillim është situata e krijuar në sistemin e drejtësisë dhe në ekuilibrat e rinj që politika po tenton të krijojë përmes votimit të njerëzve të filtruar me parametra tepër liberalë në pikëpamje profesionale.

Thënë kjo, ndërhyrja e 21 prillit, nuk vihet kështu përballë një kritike që herë pas here është përkufizuar si paragjykim, por para një vështrimi që merr në konsideratë pasojat negative të gjithëpranuara. Ajo që ka më shumë rëndësi është se kërkesa, kësaj radhe qoftë edhe formalisht, vjen nga jashtë territorit të politikës së ditës, apo më saktë axhendës së partive kryesore, të cilat janë edhe bashkautorë në finalizimin e ndryshimit të Kushtetutës më 21 prill.

“Ne jemi një grup intelektualësh që dikur kemi pasur angazhime politike dhe shtetërore, që së bashku me profesionistë të njohur të fushës kërkojmë të kontribuojmë për të përmirësuar diçka në funksionimin e shtetit ligjor...”, vijoi Moisiu.

Ky është një shpjegim i thjeshtë i faktit se organizimi i bërë për rishikimin e Kushtetutës është i pakoordinuar me segmente të politikës, apo të institucioneve shtetërore të tjera, edhe pse deri më sot, një perceptim i përgjithshëm ka zbuluar se brenda vetë këtyre të fundit ka mjaft të pakënaqur nga marrëveshja e 21 prillit. Përtej nismës është me interes të risillet në vëmendje ajo çfarë i ka dhënë jetë asaj, pra përmbajtja teknike e sugjerimeve që pritet të bëhen më 14 dhjetor.

“Jeta jonë politike po tregon se një Kryeministër i fuqishëm, në kushtet e një demokracie të re dhe në një vend pa tradita të forta demokratike, e rrezikon së tepërmi demokracinë...Ka ardhur koha që Presidenti i vendit të zgjidhet nga populli, të jetë në gjendje të ndërhyjë me kompetenca të plota, për të ndalur krijimin e krizave ose për t’i zgjidhur ato në kohë, pa lënë që të stërzgjaten dhe mahisen në mënyrë të atillë që të pengojnë zhvillimin e vendit”, thuhet në disa prej pikave të Platformës së publikuar në gazetën “Shqip” në datën 18 nëntor.

Ky është një aspekt shumë i rëndësishëm që dëshmon se Kushtetuta aktuale po shihet si një instrument që legalizon raporte çekuilibruese në njësitë e ndryshme të pushtetit, duke ndërhyrë madje edhe në parimin qenësor të saj, që është kontrolli dhe balancimi. Në vijim, me rubrikën e Presidentit, platforma sugjeron që edhe kompetencat e këtij të fundit duhen rivlerësuar përmes zgjerimit të së drejtës së tij për të emëruar funksionarë kyç si kryetari i Komisionit të Kthimit të Tokave, anëtarë të KKRT-së, si dhe anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Është e lehtë të konstatohet se më shumë sesa një hap përpara, apo një vështrim perspektiv ndaj Kushtetutës me kritere të reja juridike. Nisma në fjalë politikisht përbën një rikthim te drafti i vitit 1998, i cili në të vërtetë standardizoi një mënyrë të vepruari në Shqipëri. Kështu me raportet e përcaktuara saktë, me kompetencat e qarta dhe marrëdhënien e ndërsjellë, Kushtetuta e mëparshme rezultoi më efikase në kufizimin e manovrave politike brenda sistemit pa lejuar denatyrimin e tij dhe kthimin në një bazë për legalizimin e çdo nisme moralisht të papranueshme.

Era85 01.12.2010 0 917
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)