Në Bulqizë janë izoluar komunat Ostren, Zerqan, Trebishtë, Martanesh dhe disa fshatra. Në këtë zonë temperaturat mëngjesin e sotëm kanë shënuar -22 gradë.
Janë bllokuar akset rrugore Kukës-Qafë Mali, Kukës-Peshkopi, Krumë-Bajram Curri, Bajram Curri-Qafë Mali.
Aksi nacional Kukës-Tiranë paraqet shumë vështirësi dhe është i kalueshëm vetëm me zinxhirë.
Në Kukës janë izoluar komunat Zapod, Grykës Çaj, Kalis, Arres, Gjinaj, Lekbibaj dhe Markgegaj.
Mësohet se të gjitha komunat e Kukësit janë pa energji elektrike dhe ka probleme edhe me ujin e pijshëm.
Gjithashtu është bllokuar aksi rrugor në Qafën e Llogarasë, ndërkohë që Qafë Krrabë e kalueshme me zinxhirë.