Mijëra emigrantëve shqiptarë dhe kosovarë që janë nisur për të kaluar festën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri iu është dashur të kalojnë orë të tëra në portin e Barit, në pritje të nisjes së trageteve.
Deri në mesditë kanë hyrë tre tragete, ndërsa trageti “Rigel” ka mbërritur me më shumë se 5 orë vonesë.
Burime nga agjencitë e ndryshme të lundrimit bëjnë të ditur se fluksi i emigrantëve në port është në rritje dhe këtë fundjavë pritet të hyjnë në vend nga vendkalimi kufitar i Durrësit mbi 17 mijë emigrantë.
Kushtet atmosferike parashikohet të jenë të paqëndrueshme dhe për orët në vazhdim