Beitragsansicht

Në mars, edhe dy deputetë të PD-së i bashkohen partisë së re

“Surprizat tona sapo kanë nisur”, ishte shprehja që një nga organizatorët e së ashtuquajturës “partia e Bamir Topit” përdori dje për të shpjeguar strategjinë që partia e re e së djathtës shqiptare do të përdorë në publik. Deklarimi i deputetit të Durrësit, Gazmend Oketa, se do të shkëputej “de jure” nga Partia Demokratike, për t’u investuar në këtë parti të re, natyrshëm ka rritur entuziazmin mes organizatorëve, të cilët pritet të dalin publikisht në mesin e muajit mars. “Përgëzimet, urimet, telefonatat, mesazhet kanë qenë të shumta për grupin organizator, pas deklarimit të Oketës që do të jetë pjesë e partisë sonë”, deklaroi për “Shqip” një nga themeluesit e partisë. Entuziazmi dhe shpirti i garës duket se përligjet nga taktika e dyfishtë që organizatorët e forcës së re të së djathtës po përdorin për të tërhequr sa më shumë figura rreth kauzës së tyre. Kjo nisur nga fakti se “burimi” kryesor i figurave për këtë parti të re nuk do të jenë vetëm ish-përfaqësuesit ndër vite të PD-së, por edhe përfaqësues të kësaj partie në grupin parlamentar të PD-së dhe në forumet e tjera të rëndësishme, siç është Këshilli Kombëtar demokrat. Burimet brenda grupit parlamentar bëjnë të ditur se presin edhe kalimin e deputetëve të tjerë të Partisë Demokratike në partinë e re të së djathtës, që identifikohet si grupimi që do t’i bashkohet Presidenti i Republikës, Bamir Topi, pas mbarimit të mandatit 5-vjeçar në korrik. Burimet bëjnë të ditur se pas largimit të Gazmend Oketës nga grupi i PD-së, me formimin e partisë së re, organizatorët presin që edhe dy deputetë demokratë t’i bashkëngjiten kësaj nisme politike. Ndonëse qëllimi i kësaj partie nuk është beteja kuvendore me PD-në, por zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, përsëri kalimi i deputetëve demokratë te partia e re, shihet si shenjë force dhe paralajmërim për votimet e 2013-s. Rrjedhje figurash nga selia blu drejt grupimit të ri ka shumë gjasa të ketë edhe në forumet kryesore të PD-së, siç është Këshilli Kombëtar, strukturë e zgjedhur në fundin e vitit 2009 dhe ka në brendësinë e saj, shumë nga ata që konsiderohen si kundërshtarë të vijës politike të cilën Berisha përdor për të drejtuar partinë. Nga ana tjetër, politikanë të njohur, të cilët kanë pasur pozicione të larta mes demokratëve, do të jenë pjesë dërrmuese e kësaj partie të re. Ish-kryetari i PD-së, Eduard Selami, i cili prej 17 vitesh jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pritet të jetë figurë qendrore e grupimit të ri dhe pjesë e grupit nismëtar që do të shfaqen në publik në mesin e muajit mars. Të mëdha janë mundësitë që pjesë e kësaj force të jetë edhe ish-kryeministri demokrat, Aleksandër Meksi, i cili prej kohësh ka një shkëputje dhe ndarje të qartë nga lidershipi aktual i selisë blu. Edhe ish-deputetët e PD-së, Sali Shehu dhe Blerim Çela pritet që të jenë themelues të nismës së re politike të së djathtës në vend. Në forumet e “partisë së Topit” priten të bëhen pjesë edhe të rinj të paangazhuar më parë në jetën politike shqiptare, të cilët duan ta nisin karrierën e tyre në një parti të re dhe larg dy partive kryesore, siç është PS dhe PD. Përveç Tiranës, kjo parti po i kushton vëmendje të madhe edhe organizimit të saj nëpër rrethe.

Era85 26.02.2012 0 1016
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)