Beitragsansicht

Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë kërkon interpelancë për regjistrimin

Kryeministri Sali Berisha do të duhet të japë sqarime në fillim të kësaj jave mbi katër pyetjet që nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Ilir Gjoni, i ka drejtuar kreut të qeverisë për procesin e regjistrimit të popullsisë. Sqarimi mbi termin “Shqipëri multietnike” kanë qenë thelbi i përmbajtjes së letrës së nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, Ilir Gjonit, drejtuar Kryeministrit Sali Berisha. Duke shkëputur fragmente nga përmbajtja e letrës vërejmë edhe shqetësimin e deputeti socialist, Ilir Gjoni, lidhur me këtë proces duke thënë se “Në vlerësimin e institucioneve relevante të sigurisë së shtetit po zhvillohet një përpjekje e përqendruar e qarqeve shoviniste dhe shërbimeve inteligjente të huaja në funksion të prezantimit të të ashtuquajturës “Shqipëri multietnike”, duke synuar krijimin e një sfondi të favorshëm me objektiv kufijtë etnikë territorialë shqiptarë”. Nisur nga ky fakt dhe nga fakti se vitin e ardhshëm është parashikuar të zhvillohet regjistrimi i ri i popullsisë, deputeti Ilir Gjoni duke marrë parasysh edhe pretendimin e vendeve fqinje që vazhdojnë të shprehin pretendime të ekzagjeruara për numrin e pakicave që jetojnë në Shqipëri i ka dërguar katër pyetje Kryeministrit Berisha. “Çfarë masash ka marrë qeveria dhe ju si drejtues i saj për të shmangur çdo abuzim dhe shfrytëzim nga ana e këtyre qarqeve të procesit të regjistrimit të popullsisë? A është parashikuar në formularin që do të plotësojnë shtetasit të përfshihet rubrika “Kombësia”? A keni parashikuar se çfarë efektesh negative do të jepte zbatimi automatik i nenit 3 të Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve; dhe a e gjykoni të udhës që në rast se aplikohet rubrika “kombësia” dhe zbatohet neni 3, të merrni në konsideratë dhe të përfshini si kusht të domosdoshëm edhe parimin e ‘Objektivitetit’?”. Këto janë pyetjet për të cilat, deputeti Ilir Gjoni do të marrë përgjigje këtë të hënë nga Kryeministri Berisha. Në fakt, burime pranë qeverisë bëjnë me dije se do të jetë ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë, ai që do t’u japë përgjigjen pyetjeve të deputetit Gjoni, pasi pakkush brenda Partisë Demokratike është i informuar mbi këtë proces. Në përmbushje të nenit 90 “Pyetjet”, pika 1, të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, thuhet se “Çdo deputet ka të drejtë t’i bëjë pyetje Kryeministrit ose çdo anëtari tjetër të Këshillit të Ministrave. Deputetët ia paraqesin pyetjet Kryetarit të Kuvendit, i cili vë në dijeni anëtarin e Këshillit të Ministrave, të cilit i drejtohet pyetja”. Sipas ligjit, letrës së një deputeti, anëtarët e kabinetit qeveritar kanë në dispozicion tri javë për t’iu përgjigjur. Deputeti Ilir Gjoni e ka dërguar letrën e tij më 11 tetor dhe ende nuk ka marrë një përgjigje nga kreu i ekzekutivit. Në përmbushje të nenit 94, pika 1, të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në të cilin thuhet: “Në rast se deputeti kërkon përgjigje me shkrim, ai i drejtohet anëtarit përkatës të Këshillit të Ministrave, i cili duhet të përgjigjet brenda 3 javëve nga data e marrjes së kërkesës”. Korrespondenca midis nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, Ilir Gjoni, dhe Kryeministrit Sali Berisha është bërë nëpërmjet Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli

Era85 30.10.2010 0 850
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
30.10.2010 (vor 5169 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)