Beitragsansicht

NATO mblidhet në Lisbonë

Kjo aleancë ushtarake që funksionoi në kushtet e Luftës së Ftohtë, po kërkon të bëhet një forcë edhe më energjike në shekullin e 21 duke bërë një përcaktim të ri se cili është misioni i saj, si mund t'i mbrojë ajo vendet e saj anëtare nga kërcënimet e reja, duke filluar nga raketat balistike e deri te sulmet kibernetike.

Lufta në Afganistan do të jetë sot një nga çështjet që do të dominojë samitin dy ditor të NATO-s në Lisbonë.

Udhëheqësit e aleancës ushtarake priten të diskutojnë për afatin e kalimit të kompetencave në fushën e sigurisë tek forcat afgane.

Duke folur për BBC-në sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, hodhi dritë mbi afatin e këtij transferimi.

'Ne do të bëjmë një deklaratë të rëndësishme në fund të samitit në Lisbonë ku do të thuhet se transferimi gradulal i sigurisë afgane në forcat e vendit do të nisë në fillim të vitit 2011 dhe shpresojmë të përfundojë gradualisht në 2014-ën, dhe unë mendoj se ky udhërrëfyes është realist', thotë zoti Rasmussen.

Në samit është edhe presidenti i Rusisë, i cili rikthehet në takimet e aleances qe pas konfliktit me Gjeorgjinë. Në samit do marrë pjesë edhe Shqipëria si vend anëtar i Aleancës.

Era85 19.11.2010 0 819
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)