Do të shkojë Maqedonia ose jo në zgjedhje të parakohshme? Nëse kryeministri Gruevski do t’i përgjigjet apo jo pozitivisht liderit opozitar Branko Cërvenkovskit, i cili kërkoi zgjedhje të parakohshme, do të dihet pas konsultimeve të brendshme në VMRO.
“Do tua jap përgjigjen menjëherë pasi të kryen konsultimet e brendshme” tha kryeministri Nikolla Gruevski. Ndërkohë, spektaklin e djeshëm të LSDM-së në Kuvend, kryeministri Gruevski e cilëson si shoë të opozitës që disponon qytetarët. Sipas tij opozita ka harruar rolin e saj se në parlament duhet të demonstrojë seriozitet dhe të dalë me ide konkrete.
“Po mirë ajo është argëtuese, të disponon. Tentuan përmes disa bluzave të verdhave që të bërtisnin, të duartrokisnin, qeshnin, dhe me siguri qytetarëve u duket interesante. Megjithatë nuk e di se sa do të demonstrojnë seriozitet në atë mënyrë, sepse të gjithë presin - edhe qytetarët edhe ndonjë individ i cili shumë pak ndjek politikën - që politikanët përfshi edhe opozitën, promovimin e projekteve, të ideve të diçkaje që duhet bërë a nuk është bërë, diçka që ata do ta kishin bërë...Ata po tentojnë që ta disponojmë popullin që në fakt është profesion i njerëzve që merren me profesion tjetër” tha kryeministri Nikolla Gruevski, kryeministër i Maqedonisë.
Këto komente kryeministri i bëri pas promovimit të 17 librave nga Projekti për përkthimin e 1000 titujve të librave shkencorë të cilët mësohen në universitetet e mëdha botërore