Traktati do të reduktojë arsenalet bërthamore të dy vendeve dhe do t’u lejojë atyre të inspektojnë pajisjet e njëra-tjetrës.
Obama është shprehur optimist se traktati do të miratohet me sukses. Apeli i tij vjen një ditë pasi sekretarja e Shtetit Hillary Clinton i bëri thirrje Kongresit që ta ratifikojë atë.
Me një lëvizje për të influencuar tek anëtarët e Senatit amerikan, Obama e bëri njoftimin e tij për Traktatin e Reduktimit të Armëve Strategjike gjatë një takimi me ish-sekretarët e Shtetit dhe të Mbrojtjes nga të dyja partitë politike.
“Nuk ka prioritet më të rëndësishëm për sigurinë kombëtare në sesionin e Kongresit”, deklaroi Obama duke iu referuar kohës mes zgjedhjeve të nëntorit dhe janarit, kur fillon sesioni i Kongresit të ri.