Beitragsansicht

Obama në OKB: Paqja në Lindjen e Mesme është e mundur 24/09/2010

U bën thirrje liderëve të botës të mbështesin negociatat e rifilluara

Presidenti amerikan, Obama, u ka drejtuar të gjithë liderëve të botës në Asamblenë e OKB-së në Nju Jork thirrjen për të mbështetur negociatat e paqes mes palestinezëve dhe hebrenjve, të cilat sapo kanë filluar.

Ai e ka bërë një thirrje të tillë në selinë e OKB-së në Asamblenë e 65 të organizatës. Maratona diplomatike njëjavore në Pallatin e Qelqtë erdhi në përfundimin e saj pikërisht me thirrjen e Obamës për ndihmën që të gjithë duhet të japin për bisedimet e paqes.

Ndërkohë, për sa u përket liderëve të tjerë, ata do të kenë edhe takime të tjera shtesë bilaterale dhe multilaterale. Ndër çështjet më të rëndësishme në këtë takim kanë qenë debatet për forcat paqeruajtëse në Somali, ndarja e mundshme e Sudanit, konflikti në Jemen, ndryshimet klimatike, një reformë e mundshme në Kombet e Bashkuara e të tjera.

Ndërsa në takimin në lidhje me objektivat e mijëvjeçarit që u mbajt gjithashtu në Nju Jork, objektivi ishte i qartë: ai i luftës kundër varfërisë.

Për sa i përket Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, liderët në këtë asamble dalin në tribunë dhe mbajnë fjalime në lidhje me tema të zgjedhura prej tyre. Ndërsa liderë të ndryshëm janë fokusuar kryesisht në çështje që kanë pasur të bënin me vendet që përfaqësonin. Presidenti amerikan është përqendruar në çështjen e paqes mes palestinezëve e izraelitëve dhe bisedimeve për arritjen e saj, të cilat kanë nisur pikërisht me nxitjen e Shtëpisë së Bardhë pas një dyvjeçari ndërprerjeje. “Ne kemi pasur një rrugëtim jo të lehtë 12 muajt e fundit, me shumë pak maja dhe tepër lugina”, ka deklaruar Obama. “Por këtë muaj jam i lumtur që më në fund arritëm të krijonim kushtet për zhvillimin e negociatave të drejtpërdrejta mes izraelitëve dhe palestinezëve në Uashington, në Egjipt dhe më pas edhe në Jerusalem”, ka deklaruar Obama në fjalën e tij. Më pas ai tha se ata që janë pro një Palestine të pavarur duhet që t’i bëjnë thirrje Izraelit që të zgjasë moratoriumin për ndërtimin e vendbanimeve hebrenje në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor. “Moratoriumi për ndërtimet hebrenje ka qenë një ndihmë e madhe dhe përbën një diferencë shumë të madhe në përmirësimin e klimës për zhvillimin e bisedimeve dhe ne mendojmë se moratoriumi duhet të shtrihet edhe më tej”.

Obama pranoi faktin se shumë veta janë skeptikë dhe pesimistë në lidhje me procesin e paqes dhe se i kuptonte edhe argumentimet cinike për mundësinë e dështimit të tyre, pas dhjetëvjeçarësh të tërë dështimesh të njëpasnjëshme dhe shpesh edhe të turpshme dhe me pasoja katastrofale. “Refuzimet nga të dyja palët do të tentojnë që ta shqetësojnë e ta shkatërrojnë këtë proces paqeje të brishtë që sapo ka nisur, por unë mendoj se paqja është e mundur”, ka deklaruar Obama në fjalimin e tij. Ai u ka bërë thirrje liderëve të botës, të pranishëm në sallën e OKB-së, që të merrnin në konsideratë edhe opsionin e kundërt, pra atë të paqes e suksesit dhe jo të dështimit. “Nëse një marrëveshje nuk do të arrihet, atëherë palestinezët nuk do ta njohin dot kurrë krenarinë dhe dinjitetin që i bashkëngjitet të pasurit një shtet dhe izraelitët, nga ana e tyre, nuk do të kenë kurrë sigurinë e të jetuarit të qetë në shtetin e tyre me fqinj që janë betuar për ta trazuar vazhdimisht”, ka vazhduar Obama. Sipas tij, nëse nuk arrihet paqja do të ketë më shumë gjakderdhje dhe Toka e Shenjtë do të shndërrohet në simbol të dasive dhe kontradiktave në vend që të simbolizojë humanizmin që na lidh të gjithëve”.

Era85 24.09.2010 0 965
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
24.09.2010 (vor 5205 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)