Brenda ne Shkoder, jane vene ne dispozicion konviktet, por edhe ata po veprojne mbi kapacitetin e tyre. Si pershembull konvikti i vajzave, qe eshte kthyer ne strehen e rreth 250 te evakuuarve.
Shumica e te evakuuarve jane prej tre ditesh ne konvikt dhe, megjithese cdo kush do te donte te ishte ne shtepine e tij, kushtet atje jane te pershtatshme per te kaluar kete periudhe te veshtire.
Autoritetet mjekesore raportojne se ne pergjithesi gjendja shendetesore e te evakuuarve nuk eshte shqetesuese, por se serish duhen medikamente dhe mjete te tjera jo vetem mjekesore, por edhe te jetes se perditshme per te lehtesuar situaten e veshtire te personave te evakuuar.