Post view

PD e Kamzës: PS provokime me qëllim krijimin e incidenteve

TIRANË-Dega e Partisë Demokratike të Kamzës dënoi sot provokimet që militantët e Partisë Socialiste po bëjnë në Kamëz, duke tensionuar fushaten elektorale per zgjedhjet lokale të 8 majit.

Në një deklarate për shtyp të degës së Partisë Demokratike në Kamez, thuhet se, subjekti politik Partia Socialiste po vijon në Kamëz me provokime të vazhdueshme me qëllim krijimin e incidenteve nga më të ndryshmet. Rasti më flagrant është ai i ndodhur në mesnatë, kur militantë të kësaj force politike kanë dëmtuar në mesnatë posterat e kandidatit për Kryetar Bashkie të “Aleancës për Qytetarin”".

Shtabi elektoral i Partisë Demokratike, vijon deklarata, dënon këtë akt edhe për faktin se një incident i tillë ndodh pikërisht në ditën kur është paralajmëruar mitingu elektoral i Partisë Socialistë në Kamëz me praninë e Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama".

"Ne jemi të angazhuar dhe kemi demonstruar vullnetin tonë për një fushatë elektorale të qetë, të kulturuar dhe qytetare, siç është në dinjitetin e qytetarëve të Kamzës. Por akte të tilla, të nxitura në vazhdimësi nga eksponentë të Partisë Socialiste, nuk i përgjigjen këtij vullneti. I bëjmë thirrje Partisë Socialiste, Dega Kamëz, të vetëpërmbahet me qëllim krijimin dhe ruajtjen e standardeve të një fushate të denjë elektorale, përfundon deklarata e deges se PD-se, Kamez.

Era85 17.04.2011 0 1109
Comments
Order by: 
Per page:
 
  • There are no comments yet
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
17.04.2011 (5113 days ago)
Rate
0 votes
Actions
Recommend
Categories
Filme (3 posts)
Lajme Shqip (292 posts)
Movies (2 posts)
Ngjarje (1 posts)
Politics (3 posts)
Politik (3 posts)
Tech News (48 posts)