Në një intervistë për të përditshmen serbe “Politika”, Pacolli është shprehur se prioritet i tij do të jetë zhvillimi ekonomik i veriut dhe kthimi i serbëve.
“Do të kthej në Kosovë të gjithë serbët. Kosova duhet të bëhet multietnike dhe vetëm si e tillë ajo do të jetë tërheqëse për investime të huaja”, ka deklaruar Pacolli.
Ai ka theksuar se dëshiron që veriu i Kosovës të jetë një zonë e lirë ekonomike, në të cilën do të investonin biznesmenë të fuqishëm.
Kryetari i AKR-së ka nënvizuar se nëse nuk i jepet posti i presidentit nuk do të hyjë në koalicion dhe ka shtuar se synimi i tij janë edhe Ministria e Ekonomisë, e Shëndetësisë dhe të paktën një tjetër.