Post view

Paris, alarm për bombë në kullën Eiffel

Kulla Eiffel në Paris është boshatisur me shpejtësi pas një alarmi për bombë, duke shkaktuar frikë mes 2 mijë turistëve që ndodheshin duke ngjitur shkallët prej hekuri të kullës apo duke shëtitur në zonën përreth. Policia ka marrë një telefonatë anonime, të cilën e ka trajtuar me shumë seriozitet për shkak edhe të afërsisë në kohë me sulmet e 11 shtatorit, menjëherë pas ceremonive që përkujtuan 9-vjetorin e sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara.

Policia ka evakuuar zonën edhe në metronë San Mishel, në qendër të Parisit, pas një telefonate të dytë që kërcënonte me bombë. Kulla Eiffel është monumenti më i vizituar në Francë me rreth 6 milionë turistë në vit. Policia franceze është duke hetuar për ngjarjen.

Era85 15.09.2010 0 1099
Comments
Order by: 
Per page:
 
  • There are no comments yet
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
15.09.2010 (5330 days ago)
Rate
0 votes
Actions
Recommend
Categories
Filme (3 posts)
Lajme Shqip (292 posts)
Movies (2 posts)
Ngjarje (1 posts)
Politics (3 posts)
Politik (3 posts)
Tech News (48 posts)