Beitragsansicht

Parlamenti fut me procedurë të përshpejtuar shqyrtimin e vetëm një prej dekreteve të Presidentit

Bashkim Dedja është propozuar nga Presidenti Bamir Topi për të qenë kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese. Dekreti i fundit i kreut të shtetit për të kompletuar vendet vakante në institucionet e larta të pavarura dhe kushtetuese e çon në tetë numrin e kandidaturave që do të shqyrtohen brenda tetë javëve nga Parlamenti. Burime të Kuvendit sqarojnë se dekreti për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese do të kalojë me procedurë të përshpejtuar në Komisionin e Ligjeve dhe votimin në Parlament. I mandatuar në Kushtetuese në maj të 2010-s, Dedja do të drejtojë këtë institucion për 3 vitet e ardhshme duke zëvendësuar Vladimir Kriston, i cili do të vazhdojë të kryejë detyrën e anëtarit. Numri i dekreteve të depozituara në Kuvend nga Presidenti Topi shkon në shifrën tetë.

Prapaskenat e dekretit

Dekreti i Presidentit Bamir Topi për kreun e ri të Kushtetueses e ka kaluar testin e votave të shumicës në Kuvend. Më 21 maj 2010, Bashkim Dedja mori 70 vota nga të djathtët për t’u emëruar anëtar i Kushtetueses. Burime nga Presidenca bëjnë me dije se pas refuzimit të Vladimir Kristos për të rikandiduar në postin e kreut të Kushtetueses, Presidenti Topi ka zhvilluar takime me dy nga anëtarët aktualë të Kushtetueses. Mes Sokol Berberit dhe Bashkim Dedjas, kreu i shtetit ka zgjedhur këtë të fundit, pas takimeve dhe negociatave me të dy këta kandidatë. Pak minuta përpara se dekreti zyrtar të shpallej në faqen e internetit të Presidencës, këshilltari juridik, Spiro Peçi, tha se kryetari i ri i Gjykatës Kushtetuese do të dekretohet përpara se Presidenti Topi të nisej në Nju Jork dhe ai do të jetë nga radhët e anëtarëve aktualë të Gjykatës Kushtetuese. Me publikimin e dekretit, i cili është dërguar menjëherë në Kryesinë e Kuvendit, Bashkim Dedja pret votimin e Kuvendit për të zëvendësuar Vladimir Kriston.

Profili

Prej dy vitesh, Dedja është përfshirë në listat e kandidaturave të Presidentit të Republikës, fillimisht për të drejtuar ILDKP-në e më pas për të qenë pjesë e Kolegjit Zgjedhor. Në korrik të vitit 2008, Dedja ishte një nga dy emrat e propozuar nga Presidenti Bamir Topi për postin e ILDKP-së, por që nuk mundi të marrë votat e deputetëve të majtë, të cilët votuan kandidaturën tjetër rivale, Adriatik Llallën, i cili aktualisht vazhdon të drejtojë këtë inspektorat. Ish-student i dhjetorit, më pas gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë dhe prej më shumë se 10 vjetësh gjyqtar i Apelit në Durrës, Dedja u përzgjodh në një tjetër garë të rëndësishme, si anëtar i Kolegjit Zgjedhor. Por, emri i Dedjas bashkë me dy gjyqtarë të tjerë u kontestuan nga partitë, e për pasojë nuk mundi që të kalojë raundin final të emërimit në këtë kolegj. Në maj të 2010-s ai mori postin e anëtarit në Gjykatën Kushtetuese dhe emërimi i tij erdhi pas sigurimit të 70 votave në Parlament. Ish-student i dhjetorit filloi punën si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për tre vjet. Më pas u zgjodh gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Durrës, duke e mbajtur këtë detyrë për më shumë se 10 vjet.

Era85 22.09.2010 0 1056
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
22.09.2010 (vor 5205 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)