Beitragsansicht

Policia bllokon të gjitha rrugët që çojnë në Kala dhe lagjet përreth

Policia speciale maqedonase ka rrethuar sot Kalanë e Shkupit për të penguar tubimin e një grupi të maqedonasve, të cilët përmes rrjeteve sociale në internet kanë bërë thirrje që të mblidhen në Kala, për t’u hakmarrë pas incidentit të javës së kaluar. Policia ka bllokuar të gjitha rrugët që çojnë në Kala dhe lagjet përreth saj; nuk lejohet as qarkullimi i automjeteve dhe as nuk lejohen njerëz t’i afrohen kalasë, veç gazetarëve. Patrullat e policisë janë vendosur edhe brenda Kalasë. Grupe maqedonasish përmes rrjetit social “Facebook” kanë përdorur gjuhën e urrejtjes, duke kërkuar "dhoma gazi për shqiptarët" dhe "çrrënjosjen" e tyre nga Maqedonia. Por Ministria e Rendit është shprehur qartë se nuk do të tolerojë incidente ndëretnike dhe ndërfetare. Grupet e maqedonasve, ndërkaq, pritet që pas një ndeshjeje sportive, e cila luhet në një sallë pranë kalasë, të nxisin, eventualisht, incidente. Ndërkohë, lëvizja qytetare “Zgjohu” u ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos bien pre e provokimeve. Në incidentin e 13 shkurtit midis shqiptarëve dhe maqedonasve që kryesisht ishin tifozë të klubeve sportive, mbetën të lënduar më lehtë gjashtë civilë dhe katër policë. Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për një situatë të qetë në vend.

Era85 20.02.2011 0 1005
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
20.02.2011 (vor 5055 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)