Beitragsansicht

Politikanët që shkatërruan gjithçka

Fushatat elektorale janë histori të gjata që kanë një fillim dhe një fund, qindra episode të veçanta dhe një “fill” që i lidh të gjitha bashkë. Kështu janë në përgjithësi, e sidomos në SHBA, ku prej kohësh kanë arritur një nivel pabarazie organizimi dhe profesionalizmi, ku ka edhe sipërmarrje individuale të përqendruara në cilësitë personale dhe historitë e çdo kandidati. Për këtë dhe të tjera arsye, tregimet për fushatat elektorale në SHBA janë një zhanër i vërtetë letrar, të afta të prodhojnë dhe shesin një sasi të madhe skupesh për shtypin çdo vit. Për këtë arsye dhe për historitë e veçanta të ndodhura gjatë tyre janë thurur një sërë anekdotash dhe rrëfimesh për t’u treguar. Janë me të vërtetë aq shumë, sa shpesh grupohen edhe në kapituj të veçantë. Janë të ashtuquajturat surprizat e tetorit, “October surprize”, domethënë ngjarjet e paparashikueshme që ndryshojnë rrjedhën e zgjedhjeve në muajin që i paraprin atij të votimeve. Në fillim janë spotet elektorale, disa sa të mrekullueshëm aq edhe të çuditshëm, sa mbeten në histori. Pastaj janë fjalimet. Në SHBA fushatat elektorale kanë të veçantë faktin se mund të ndryshojnë dhe “shtrembërohen” nga një moment në tjetrin, thjesht me një fjalim apo me një batutë të arrirë. Në fund vijnë gabimet. Edhe ato mund ta ndryshojnë rrjedhën e gjërave me një goditje të vetme. Një shaka e pavend, një mbrëmje jo e këndshme, një dalje më shumë në ekran, një lapsus, një telash. Historia e fushatave elektorale amerikane përbëhet edhe nga kandidatë që kanë “luajtur” gjithçka në pak sekonda, duke çuar dëm kapitalin dhe konsensusin e grumbulluar deri në atë moment. Ja disa prej historive më pikante.

Sarah Palin

Ndikimi i Sarah Palin në fushatën elektorale të John McCain, në vitin 2008, ishte me të vërtetë spektakolar. Shifrat nëpër sondazhe nisën të ngriheshin dukshëm, baza republikane rigjeti entuziazmin që i kishte munguar deri në atë moment dhe loja u hap sërish. Pastaj guvernatorja e atëhershme e Alaskës pranoi të intervistohej nga gazetarja Katie Couric, në rrjetin CBS. Le të flasim për intervistën, ku Palin u shpreh se ishte eksperte e politikës së jashtme, sepse nga Alaska shihej Rusia. Ishe ajo intervista ku nuk diti të thoshte emrin e gazetës që i pëlqente të lexonte apo ndonjë nga betejat më të fuqishme të kandidatit që ajo mbështeste, McCain në Kongres. Me pak fjalë aty tregoi se ishte një katastrofë e vërtetë. Kurrë më parë në histori, një kandidat për postin e zëvendëspresidentit nuk kishte treguar se ishte kaq i papërgatitur. Sondazhet filluan të pësonin rënie të menjëhershme pas asaj interviste skandaloze. Pastaj u ndërthurën qindra situata të sikletshme dhe gafa. Përfundimi ishte i qartë. Pas asaj interviste, Sarah Palin nuk doli më kurrë në televizion për të folur pas “një sistemi mbrojtës”.

Howard Dean

Ndoshta e mbani mend. Ishte viti 2004. Howard Dean ishte guvernatori i Vermontit, por mbi të gjitha kandidatit i Partisë Demokratike për Shtëpinë e Bardhë. Ishte cilësuar si kandidati i blogjeve, ai që përdorte internetin për të mbledhur fonde dhe për të mobilizuar mbështetësit e tij. Një lloj Obame “ante litteram”. Vetëm se pak muaj më vonë Obama fitoi zgjedhjet në Iowa, ato që hapën garën, ndërsa Dean arriti një vend të tretë zhgënjyes. Kur hyri në vendin ku ishin grumbulluar mbështetësit e tij, mbajti një fjalim sureal: si një i çmendur nisi të bërtasë dhe të tregojë shtetet ku ishte votuar e ku do të mbrohej me mish e me shpirt. I kuq në fytyrë, dukej si një njeri i pushtuar nga djalli. Të gjithë nisën të talleshin me të në mënyrat më të paimagjinueshme. Pati nga ata që ulërimat e tij ia shtuan imazheve të filmave horror. Po të kërkoni në “You Tube” me emrin “Dean Scream” do të gjeni gjithçka. Karriera e tij politike sigurisht që u mbyll atë natë.

Jan Brewer

Ajo është guvernatorja e Arizonës, ajo që firmosi ligjin famëkeq të emigracionit e që në fillim të shtatorit sfidonte kundërshtarin e saj demokratik në një debat televiziv.

Brewer u duk e pasigurt dhe në vështirësi që në fillim. Që nga deklaratat e fillimit, ai debat u shndërrua në një ankth. Pa e nxitur askush, Brewer, e cila nuk ishte e re në profesion dhe që mbulon detyra legjislative dhe qeverisëse në Arizonë që prej vitit 1983, sapo nisi të flasë, ndaloi. Uli shikimin dhe u përpoq ta niste nga fillimi. Me zërin që i dridhej nuk mund të vazhdonte më tej dhe ndaloi sërish. Një dështim i pamenduar. Pastaj në fund ndodhi edhe më e keqja: kur gazetarët i kërkuan të qartësonte deklaratat e saj rreth “vrasjeve në shkretëtirë” për të cilat kishte folur vetë më parë, qëndroi në heshtje për disa minuta pastaj u largua nga studioja, duke i lënë të gjithë gojëhapur. Ditën tjetër u tërhoq nga të gjitha debatet.

Caroline Kennedy

Vajza e Kennedy-t për një kohë të gjatë ka qenë e rezervuar për rolin e saj në politikë, edhe pse mbante gjithmonë një profil publik aktiv dhe të kujdesshëm. Mbështeste në mënyrë të dukshme kandidaturën e Barack Obama-s për president. Pastaj kur Hillary Clinton la karrigen e saj në Senat për t’u transferuar në Departamentin e Shtetit, dikujt i erdhi në mendje se Caroline Kennedy mund të bënte rolin e senatores. Ajo dukej entuziaste dhe gjithçka dukej e bukur dhe e përsosur për të ndodhur. Një ditë të bukur vendosi të japë një intervistë për “New York Times”. Këtu tregoi se me të vërtetë përbënte një rast unik, jo vetëm sepse nuk arriti të thoshte asgjë të saktë për asnjë argument, por edhe sepse çdo sekondë përmende fjalën “you know”. Ata të “New York Times” patën idenë “mizore” për ta vendosur intervistën e zbardhur në faqen e tyre të internetit. Sigurisht për
karrigen e saj në Senat, nuk u bë më asgjë.

Era85 02.11.2010 0 820
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)