Beitragsansicht

Proçesi, abuzime me vizat në Tiranë

Top-Channel ekskluzivisht ka mundur të sigurojë të gjitha detajet e kësaj ngjarje e cila u zbulua nga një kontroll i brendshëm i Ambasadës Britanike pas marrjes së informacionit se një punonjës abuzonte me detyrën.

“Mark Griffith  44 vjeç me dashje ka neglizhuar kryerjen e detyrës si oficer intervistues i emigracionit, gjatë kohës kur ai punonte në seksionin e vizave të Ambasadës Britanike në Tiranë”, shkruhet në aktakuzë.

Pas një hetimi disa mujor, prokurorët britanikë në aktakuzën e ngritur thonë se Griffith me dashje neglizhoi detyrën e shqyrtimit të aplikimeve gjatë një periudhe 18 mujore.

Ish-diplomati  ka lëshuar viza duke shkelur proçedurën e lëshimit të tyre.  Nuk është ende e qartë nëse zoti Griffith apo persona të tjerë kanë përfituar financiarisht nga shkeljet në lëshimin e vizave jashtë standarteve të parashikuara nga ligji anglez i emigracionit.

Së bashku me ish-punonjësin e Ambasadës Britanike si i bashkëakuzuar është edhe 39 vjeçari Samuel Fongho.

Të dy akuzuarit gjatë seancës preliminare në gjykatën e krimeve “Southwark Crown Court” në Londër i kanë mohuar akuzat.

Ndaj Mark Griffith me origjinë nga qyteti  Norwich, rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës në një zyrë shtetërore gjatë periudhës 1 Dhjetor 2005 deri më 1 Maj 2007.

Samuel Fongho banues në zonën Middlesex në Londër, akuzohet për këshillim dhe prokurim, që çuan në neglizhimin e detyrës nga zoti Griffith. Fongho akuzohet edhe për konspiracion në përdorimin e instrumentave të falsifikuar.

Ai  nuk është diplomat, por punon si  menaxher i një kolegji dhe agjencie punësimi në Londër.

Gjykatësi John Price vendosi datën 6 Qershor 2011 për të zhvilluar proçesin gjyqësor që parashikohet të zgjasë katër deri në gjashtë javë.

Ministria e punëve të jashtëme britanike “Foreign Office” nëpërmjet zëdhënes së saj nuk ka pranuar të komentojë rreth këtij rasti, por ka konfirmuar se Mark Griffith ishte një diplomat i cili merrej me shqyrtimin e vizave të punës duke shërbyer në këtë detyrë prej  Gushtit 2005 deri në Maj 2007, kur ai është larguar nga puna pas një hetimi të brendshëm.

Era85 15.11.2010 0 963
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)