Beitragsansicht

Prokuroria:2 vjet burg e 1 milionë lekë gjobë Ilir Metës

Prokuoria ka kërkuar 2 vjet burg dhe 1 milion lekë gjobë për ish-Zv.kreyministrin Ilir Meta. Ne seancën e zhvilluar sot në Gjykatën e Lartë prokurori i çështjes ka dhënë sot pretencën duke dhënë edhe arsyet se pse Meta duhet dënuar për veprën penale të korrupsionit aktiv dhe abuzimit me detyrën. Sipas prokurorit provat kundër tij janë vërtetuar gjatë gjykimit ndërsa ka shtuar se tabulatet vërtetojnë favorizimet që ish-Zv.kryeministri Ilir Meta u bënte kompanive të caktuara për marrjen e koncesioneve. I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi I mbrojtjes së Metës e cila është shprehur kundër qëndrimit të prokurorisë duke i cilësuar këto qëndrime sit ë pambështetura në prova. Ndërkohë trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendimin në lidhje me kërkesën e prokuorisë për ish-Zv.kryeministrin Ilir Meta. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta akuzohet për korrupsion aktiv dhe abuzim me detyrën, pas publikimit të videos së përgjuar nga ish ministri i Energjetikës në zyrën e këtij të fundit më 1 mars të 2010. Seancën e kaluar, Gjykata pranoi të gjitha provat shkresore të mbrojtjes ndërsa hodhi poshtë prokurorinë për disa nga provat që prej saj, konsideroheshin të rëndësishme. Trupi gjykues pranoi të merrte në cilësinë e provës nga ana e akuzës, vetëm laptopin , USB-në dhe orën që ka shërbyer si kamera gjatë video-përgjimit të famshëm.

Era85 07.01.2012 0 1342
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)