Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaron se kryeministri Sali Berisha ka dështuar në luftën ndaj krimit të dhe korrupsionit.
"Krimi është në majat më të larta dhe rezultatet e policisë janë të dobëta. Shkurtimi i ditëve të kësaj qeverie është i domosdoshëm, ndaj ne do të fillojmë protestat masive", tha Rama.
Sipas kreut socialist shteti duhet të japë përgjigje dhe të mbajë përgjegjësi për vrasjen e Fatmir Xhindit dhe Remzi Veselit, njëri deputet dhe tjetri pushtetar lokal