Beitragsansicht

Rama: Berisha po shkel lirinë e votës 23/11/2010

Në një deklaratë për mediat, Rama është shprehur se Berisha ka në plan të manipulojë votën e qytetarëve në proceset e ardhshme zgjedhore.

“Berisha qëndron me vetëdijen se do t’ia marrë votën popullit edhe kur ai nuk ja jep. Nuk varet qeveria nga populli, por varet populli nga qeveria në cdo regjim jodemokratik dhe të korruptuar, që synon të instalohet për kushedi sesa vite me radhë, duke u hequr qytetarëve të drejtën për të qeverisur me votë”, ka deklaruar Rama.

Sipas tij, institucionet dhe ligjet e vendit po i nënshtrohen cdo ditë një procesi dhunimi, që duhet të ndalet me cdo cmim.

“Dhunimi i përditshëm i Kushtetutës dhe ligjeve po shoqërohet nga shkelja e lirisë së votës. Pasojat e këtij procesi të pushtimit të shtetit përmes vjedhjes së votës dhe transformimit të institucioneve në makineri që riciklon pushtetin përmes parasë, duhen ndalur me cdo kusht, me cdo cmim dhe me cdo formë”, ka pohuar Rama.

“Sepse ndërkohë po degradon gjithcka. Po degradon marrëdhënia e shqiptarëve me vendin e tyre. Ky është një rast edhe për të pyetur si ka mundësi që e njëjta forcë, me të njëjtin vizion të mbrapshtë, me të njëjtat mënyra vandale, me të njëjtën formë dhe ndaj së njëjtës palë që është opozita, përsërit vetveten si në Zogun e Zi, si në trafikun e Tiranës, si në qendrën e Korcës, Durrësit e Vlorës”, ka theksuar ai.

Duke shprehur bindjen e tij se shqiptarët nuk e aprovojnë politikën anti-evropiane të qeverisë, lideri i opozitës ka deklaruar se ekzekutivi po pengon cdo ditë projektet e bashkisë së Tiranës për interesat e tij.

“Është shkelur një marrëveshje miliona euro me BERZG, për të mos lejuar zhvillimin e Tiranës dhe që me taksat e qytetarëve të realizohet përmes një kredie një vepër që mban vulën e bashkisë së qytetit”, ka nënvizuar Rama.

Më tej Rama i ka bërë referim kritikave që sipas tij thuheshin në raportin e KE, që nuk dha statusin e kandidatit, duke e vënë theksin në vecanti tek decentralizimi.

Ai ka shtuar se opozita do të luftojë deri në fund për të rrëzuar këtë qeveri, që po e con vendin drejt degradimit.

“Në raportin e KE, që refuzoi dhënien e statusit të kandidatit, thuhet se nga viti 2007 deri në 2010 nuk ka pasur asnjë progres në procesin e decentralizimit. Nuk është bërë asgjë, shkruhet aty. Berisha mund ta degradojë vendin në gjëndjen më të ulët nëse ne nuk rezistojmë për të bërë transparencën dhe vetëm pasi të hapet hetimi për atë që ka ndodhur mund të bëhet kuadri që zgjedhjet e ardhshme të jenë të ndershme”, ka shtuar Rama.

Era85 23.11.2010 0 901
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)