Beitragsansicht

Raporti i BE-së: 12 vende të organizatës rrezikojnë kriza të reja financiare

Një raport i parë nga Komisioni Europian, që ka marrë në shqyrtim të dhënat makro-ekonomike të vendeve të Bashkimit Europian deri në vitin 2010, paralajmëron se 12 vende, përfshi Italinë dhe Spanjën, janë në rrezik për t’u përballur shumë shpejt me kriza të reja dhe të rënda financiare, për shkak të borxhit të madh publik dhe mungesës së kompetitivitetit. Raporti, që është pjesë e legjislacionit të forcimit të mbikëqyrjes ekomomike “Raporti  i Mekanizmave të Alertit”, i botuar të martën, nënvizon se Belgjika, Bullgaria, Qiproja, Danimarka, Finlanda, Franca, Italia, Hungaria, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Britania e Madhe kanë nevojë për një mbikëqyrje më të madhe për sa i përket politikave makro-ekonomike. ‘Duhet gjetur medoemos një mjet për të ndrequr mungesën ekzistuese të balancave që janë ndërtuar dhe shtuar vit pas viti, sidomos vitet e fundit. Për këtë duhen politika fiskale të shëndetshme dhe një identifikim i hershëm si dhe korrigjim i politikave makro-ekonomike”, - ka deklaruar në raport Komisioneri i BE-së, Oli Rehn. Bazuar në këto indikacione, pra në vlera të tilla si çmimi i shtëpive, kreditë private, deficiti publik dhe performanca e eksporteve, raporti fillimisht nënvizon se Italia, Spanja, Hungaria dhe Qiproja janë raste që duhen mbajtur nën vëmendje dhe duhen parë me kujdes. Por ndërkohë, pak a shumë, sipas raportit, të gjitha vendet e Bashkimit Europian janë pak a shumë në të njëjtën “barkë”, edhe pse shkaqet e borxheve mund të jenë të ndryshme. Kështu për shembull, në Danimarkë dhe Suedi bëhet fjalë për borxhe të shkaktuara nga kreditë e shtëpive, ndërsa në Itali, shkaku i borxhit të shtetit është shkaktuar nga eksportet. Sipas një gazete italiane, Kryeministri italian, Mario Monti, që ka qenë një ish-komisioner i BE-së, ka bërë presion tek kolegji i komisionerëve të BE-së për të “zbutur” gjuhën e përdorur në adresë të Italisë dhe veçanërisht para një shitjeje të bonove të shtetit këtë javë. Kjo, sepse gjuha e ashpër mund të çonte në mosbesim të tregut dhe si pasojë, në rritjen e çmimit të bonove. Ndërsa kur e kanë pyetur në lidhje me raportin, Rehn ka deklaruar se do t’i qëndrojë deri në fund mendimit të tij dhe propozimit që i ka bërë kolegjit të komisionerëve, që do të thotë se për të duhet vazhduar përdorimi i të njëjtën gjuhë dhe mënyrë shprehjeje.

Era85 17.02.2012 0 877
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)