Sipas mediave kosovare, në komunën e Gjakovës, ura e fshatit Devë është bllokuar pasi konsiderohet e rrezikshme për t’u kaluar.
Në Klinë qindra hektarë tokë janë shkatërruar, ndërsa në Drenas rrugët janë bërë të pakalueshme për këmbësorët dhe të vështira për automjetet.
Në këto komuna, bëjnë të ditur burimet, disa lumenj, si ai i Drenicës dhe i Erenikut kanë dalë nga shtrati duke mbuluar tokat bujqësore.
Autoritetet lokale të mbrojtjes civile kanë marrë masa për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet, duke realizuar edhe evakuimin e tyre në disa raste.