Beitragsansicht

Rumania, Francës: Ndalojini shpërnguljet! 24/09/2010

Romët

Presidenti rumun, Trajan Basesku, i tha Presidentit francez, Sarkozi, në takimin e fundit që patën një javë më parë në Bruksel, që të përpiqej të ndalonte përzënien e romëve nga Franca, por Presidenti francez i dha një përgjigje “të paqartë”.

Duke folur përballë gazetarëve në Bukuresht një ditë më parë, Basesku tha se i kishte kërkuar Sarkozisë që të përpiqej të ndalonte procesin e shpërnguljes së romëve, “por përgjigjja që mora nga Sarkozi ishte e paqartë. Në lidhje me këtë çështje shumë delikate dhe të diskutueshme kemi vendosur që të organizojmë një takim të posaçëm në javët në vijim”, ka deklaruar Presidenti i Rumanisë. Nga ana e tij, ai shprehu përkushtimin e vazhdueshëm të vendit të tij për të mbrojtur vazhdimisht të drejtat e romëve kudo që janë në Europë. “Ata janë qytetarë rumunë dhe për sa kohë që kundër tyre nuk do të ekzistojnë prova për thyerjen e ligjit, ata do të gëzojnë të njëjtat të drejta me ato të qytetarëve të tjerë europianë”, ka vazhduar Presidenti i Rumanisë.

Që kur Presidenti francez kërkoi shpërnguljen e romëve, mbi 1000 romë bullgarë dhe rumunë janë shpërngulur nga Franca, një veprim ky që ka shkaktuar një kundërshti të hapur dhe të madhe jo vetëm nga ana e organizatave ndërkombëtare, por dhe pjesës më të madhe të vendeve anëtare të BE-së. Pavarësisht bisedës që Presidenti i Rumanisë ka pasur me Sarkozinë, Bukureshti ka dështuar deri më tani në ndërmarrjen e një hapi konkret dhe bindës në lidhje me veprimin e Sarkozisë. Kjo, për shkak se Franca ka qenë dhe është një aleat i vendit dhe qeveria e Bukureshtit nuk do që ta prishë marrëdhënien me të. Por, sipas Presidentit rumun, përzënia mund të jetë vetëm një masë e përkohshme e ndërmarrë nga Parisi dhe jo një politikë që do të vazhdojë të ndiqet në vijimësi.

Rumania ka 1.5 milionë romë, 500 mijë prej të cilëve janë nomadë. Ndërkaq, Parlamenti rumun të mërkurën ndërmori një nismë për të dënuar Francën për “dhunim serioz” të të drejtave të qytetarëve. “Parlamenti rumun dhe Senati kanë vënë re me shqetësim veprimet e fundit të ndërmarra nga autoritetet franceze kundër qytetarëve rumunë”, thuhet në dokumentin e Parlamentit.

Era85 24.09.2010 0 799
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
24.09.2010 (vor 5205 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)