“Sulmi ushtarak i SHBA-së dhe i Aleatëve mbi Libi është në përputhje të plotë me rezolutën 1973 të Këshillit të Sigurimit”, deklaroi një zyrtar i lartë i administratës amerikane.
Duke iu kundërpërgjigjur kritikave të mbërritura nga Liga Arabe, e cila e konsideron të tepruar sulmin ushtarak ndaj Libisë, Uashingtoni thotë se ai është pjesë e masave për mbrojtjen e civilëve libianë.
“Rezoluta e hartuar pikërisht nga Liga Arabe dhe Këshilli i Sigurimit, përcakton përdorimin e të gjitha mjeteve të nevojshme për të mbrojtur civilët, ku përfshihet edhe ky sulm, megjithëse shkon përtej zonës së ndalim-fluturimit”, sqaroi më tej zyrtari amerikan