Zgjedhjet e para për kandidatët që do të përfaqësojnë partitë në zgjedhjet e nëntorit për në Senatin e Shteteve të BAshkuara kanë sjellë të papritura për republikanët në Delauer. Kandidatja e re Kristin O’Donell e mbështetur nga lëvizja TEA PARTY ka fituar më shumë pikë sesa përfaqësuesi i vjetër i republikanëve në këtë provincë, Majkëll Kastëll, gjë që konsiderohet një goditje për shanset e republikanëve për fitore.
Lëvizja Tea Party ka arritur një fitore tjetër në nju Jork, në një garë të profilit të lartë, ku i sapoardhuri në politikë, Karl Paladino ka mundur lehtësisht ish përfaqësuesin Rick Lazio, në primaret e partisë Republikane.