Në Shkup, sot në mëngjes në orën 6 është matur temperaturë rekorde për këtë dimër - minus 22 gradë Celzius.
Sipas informatave nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, pas Shkupit, më ftohtë ishte në Tetovë me minus 19 gradë, Kumanovë minus 15 dhe Kriva Pallankë ku janë matur minus 14 gradë.
Për nesër parashikohen reshje më të dobëta të borës, ndërsa të premten dhe të shtunën do të mbajë mot stabil, i ftohtë dhe i thatë. Ngrohje dhe temperatura ditore mbi zeron priten prej të dielës.