Shqipëria vazhdon të jetë pre e të ftohtit dhe motit të keq, ndërsa në shumë rajone në pjesën verilindore dhe veriperëndimore të vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme me vendimin e kryeministrit, Sali Berisha.
Është krijuar shtab për kriza nën udhëheqësin e kryeministrit Berisha për ballafaqim me situatën, ndërsa për ndihmesë është angazhuar edhe armata.
Bora në disa rajone të Shqipërisë ka arritur tre metra e gjysmë, derisa temperaturat lëvizin midis minus 10 dhe minus 17 gradë Celsius. Pullazet e një numri të madh të shtëpive janë në rrezik nga rrënimi për shkak të peshës së dëborës, ndërsa në disa rajone nuk ka energji elektrike dhe rezervat e ushqimit po ulen.
Njëqind mijë shqiptarë janë izoluar nga bota. Rajonet e bllokuara vazhdimisht dërgojnë sinjale për ndihmë. Operacionet ajrore janë ndërprerë për shkak të kushteve të këqija nga moti.