Beitragsansicht

Sot depozitohet kërkesa për 28 qershorin 16/12/2010

 

Partia Socialiste do të dorëzojë sot në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën e saj për ngritjen e Komisionit Parlamentar Hetimor për Zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Grupi Parlamentar i saj ka vendosur dje të ndërmarrë një hap formal për depozitimin e kërkesës, e cila sikurse është paralajmëruar nga ana e deputetit Fatmir Xhafa do të vijë në përputhje me kërkesat protokollare dhe juridike të shumicës së djathtë. Kështu, sikurse bëhet e ditur, kërkesa socialiste parashikon ngritjen e një komisioni që do të hetojë zgjedhjet e 28 qershorit 2009, në përputhje me objektin hetimor që merr në konsideratë vetëm materialet zgjedhore pa fletët e votimit dhe e sheh funksionimin e vet organik përmes një formule e cila respekton vullnetin politik të opozitës, por edhe ligjin. Me një sugjerim politik, selia rozë pritet të kërkojë shumicën efektive në komision, pavarësisht se shumicën formale mund ta ketë Partia Demokratike dhe aleatët e saj. Për të rregulluar këtë kundërvënie mes aspekteve ligjore dhe atyre politike, Partia Socialiste ka hedhur idenë e një konvertimi të amplifikuar të votës së kryetarit të komisionit me tri vota anëtarësh. Kjo nënkupton, se edhe pse shumica aktuale do të ketë mazhorancën në komision, selia rozë kërkon kryetarin e këtij organi të përkohshëm, vota e të cilit të ketë një vlerë vendimmarrëse sa ajo e tre anëtarëve të thjeshtë. Natyrisht, logjika e këtij kompromisi bazohet në vullnetin politik dhe në vështrim të interesave opozitare synon të marrë në kontroll punën e një komisioni i cili nëse vihet në funksionim do të përcaktojë një standard të ri për sa u përket proceseve zgjedhore në Shqipëri. Në kontekstin e krizës politike, “aplikimi” parlamentar socialist i konformohet atij kuadri të përpunuar në mënyrë të qëllimshme nga shumica në pushtet për sa i përket hetimit të zgjedhjeve. Përtej këtij momenti duhet thënë se formalisht opozita ka përmbushur detyrimin e vet formal, i cili përveçse e risjell në protokollin parlamentar kërkesën për hetimin e 28 qershorit, politikisht përmbush një pretendim të demokratëve lidhur me legjitimitetin e kërkesës kryesore të opozitës. Ajo çfarë pritet tanimë është reagimi i këtyre të fundit që në tërësi kanë refuzuar çdo nismë për hapjen e kutive të 2009-s që do të përbënin ndoshta edhe premisën e një përmbysjeje të klimës politike në vend.

Ndërkohë, një çështje tjetër që është diskutuar në mbledhjen e grupit parlamentar socialist është edhe ajo e Aktit Normativ të qeverisë për sa u përket pensioneve suplementare të ish-ushtarakëve. Sipas burimeve në grupin parlamentar ky problem që është sa social, aq edhe ligjor dhe kushtetues duket se do të mbahet si pikë e fortë në debatin në Kuvendin e Shqipërisë pse në vëmendje vjen jo vetëm një kategori me peshë elektorale, por edhe një veprim tërësisht antiligjor i qeverisë në pushtet. Madje, ditët e fundit kreu socialist, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të ish-ushtarakëve ndaj të cilëve ka premtuar shfuqizimin e Aktit Normativ që eliminon të drejtën e pensionit suplementar për rreth 7400 ish-pjesëtarë të Forcave të Armatosura, aktualisht kontingjent i një trajtimi financiar të diferencuar politikisht

Era85 16.12.2010 0 1023
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)