Shikime

Strugë, paraburgim për pronarët e banakut

Kallëzime penale për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme dhe paraburgim për tre struganët – bashkëpronar të banakut veror në kompleksin “Plivalishte”. Të dyshuar dhe të arrestuar janë Cvete Vranishkoski, Klime Miladinovski dhe Goce Janevski. Nga kontrollet në banakun dhe platformën është vërtetuar se instalimi elektrik nuk është kryer si duhet, më saktësisht nuk ishte vendosur si duhet kablloja elektrike  e cila që nga matësi shkonte deri te drita – feneri i pjesës qendrore të platformës. Ekspertët konstatuan se fatale për jetën e tre struganëve ishte lidhja elektrike që përçonte rrymën deri te konstruksioni metalik i platformës dhe mbajtësit e shkallëve. I akuzuari i parë Vranishkoski pranoi se ai personalisht e ka vendosur instalimin e elektrik dhe e ka lidhur kabllon elektrike nga matësi kontrollues deri të drita ku ndodhi kontakti elektrik. Nga policia informojnë se në ditën e tragjedisë njëri nga të ndjerët u nis drejt liqenit në afërsi të banakut dhe platformës dhe pasi nuk u kthye, dy të tjerët kanë shkuar pas tij. Sipas obduksionit goditja rrymës i kapi edhe ata. Më 11 shtator në bregun e Liqenit të Ohrit në Strugë humbën jetën, Josif Dokoski, Kire Gjorgonoski dhe Jonçe Guvenxhieski.

Era85 14.09.2010 0 1052
Komente
Radhit pas: 
Për faqe:
 
  • Ende nuk ka komente
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
14.09.2010 (5332 dite me pare)
Më të votuarat
0 votes
Veprimet
Rekomandoj
Kategoritë
Filme (3 postimet)
Lajme Shqip (292 postimet)
Movies (2 postimet)
Ngjarje (1 postimet)
Politics (3 postimet)
Politik (3 postimet)
Tech News (48 postimet)