Beitragsansicht

TAV nuk aplikon gjuhën shqipe në faqen e internetit

Përdorimi i gjuhës shqipe mungon edhe në portalin zyrtar të Aeroportit të Shkupit, që menaxhohet nga kompania turke TAV.

Faqja zyrtare e Aeroportit (http://skp.airports.com.mk/default.aspx?ItemID=408) vazhdojnë të jetë vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze.

Reagimi është paraqitur nga mërgimtarë shqiptarë, të cilët për agjencinë e lajmeve INA kanë theksuar se është e padrejtë që të mungon versioni në gjuhën shqipe, ku ata do të informoheshin lidhur me itinerarin dhe të dhënat e fluturimeve.

"Kjo është skandaloze që po ndodh edhe nga këta turqit që kanë marrë në menaxhim dhe pronësi të përkohshme aeroportin e Shkupit, i cili mbi 60 për qind shfrytëzohet nga shqiptarët sidomos emigracioni. Mendojmë se duhet të bëhet me dije se megjithatë duhet të ketë version në gjuhën shqipe, për tu informuar për nevojat e udhëtimit", ka theksuar për INA, mërgimtari N. Rrustemi nga Zvicra, i cili shfrytëzon për udhëtime aeroportin e Shkupit.

Në Aeroportin e Shkupit mbizotërojnë edhe elemente të mbishkrimeve të përgjithshme dhe materialeve reklamuese në gjuhën maqedonase, duke u nisur nga mbishkrimi gjigand në hyrjen e portës së Aeroportit që mban emrin e Aleksandrit të Madh në alfabetin cirilik.

Mërgimtarët shqiptarë apelojnë që të përmirësohen këto lëshime dhe sa më shpejt të sigurohen informacione në gjuhën shqipe, duke nisur nga versioni në shqip i faqes zyrtare të Aeroportit.

Era85 07.01.2012 0 1152
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)