Beitragsansicht

Tadiç: Jam gati të takohem çdo ditë me Thaçin

“Me Hashim Thaçin mund të takohem çdo ditë, pasi kjo gjë për mua nuk përbën ndonjë problem, për më tepër që aktualisht kemi edhe verifikimin ndërkombëtar të dialogut si të domosdoshëm në nivel OKB-je”, deklaroi, midis të tjerave, Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, në një intervistë që i dha gazetës së përditshme serbe “Blic”, duke shtuar se, sidoqoftë, rëndësi nuk ka aq shumë takimi me Thaçin sesa zgjidhja e problemit.

 

“Çështja qëndron te fakti nëse takimi ynë do të kontribuonte për zgjidhjen apo paraprakisht do të ishte i nevojshëm një dialog mes ekspertëve, të cilët do të duhej që të përgatisnin modelet e zgjidhjes, të pranueshme për të dyja palët. Përndryshe, takimi me Thaçin ose me çdolloj përfaqësuesi legal të shqiptarëve të Kosovës për mua nuk përbën asnjë problem, por vetëm një detyrë, sikurse ka ndodhur kjo edhe me rastin e bisedimeve të mëparshme, kur me ta jemi takuar unë dhe Koshtunica”, theksoi Tadiçi.

Ndërsa lidhur me pyetjen nëse një takim eventual me Thaçin a nuk do të përbënte një njohje të pavarësisë së Kosovës, Presidenti serb u përgjigj, duke vënë në dukje se “çdokush që kryen ndonjë rol shtetëror, duhet të respektojë Kushtetutën e shtetit që përfaqëson. Një takim i tillë është i mundur vetëm nëse do të respektohen ligjet dhe institucionet që unë përfaqësoj. Për këtë arsye, duhet të gjendet një modus, në kuadrin e të cilit Serbia, as drejtpërdrejt dhe as tërthorazi, të mos e njohë të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës, por të krijohen mundësitë që të mund të diskutohet për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura. Në këtë kuptim, rëndësi duhet t’i kushtojnë jo anës formale, por asaj praktike. Në dialog duhet të futemi me vullnet të mirë, në mënyrë që të mund të arrijmë sukses dhe kompromisin e duhur”. Kurse, sa i përket asaj se kur do të mund të fillonte dialogu i pritshëm mes Beogradit dhe Prishtinës, Presidenti Tadiç, tha se “sa i përket Beogradit, ai mund të fillojë që sot, ndërkohë që kishte mundësi edhe para disa muajsh. Serbia, pa asnjë shkak, ka qenë akuzuar në bashkësinë ndërkombëtare se nuk e do dialogun, por ngrirjen e konfliktit. Tani është bërë e qartë se kjo nuk ishte aspak e vërtetë dhe se ishte pala tjetër ajo që donte t’i qëndronte larg atij. Ne, gjatë të gjithë kohës, kemi dëshiruar dhe dëshirojmë që paqësisht dhe përmes bisedimeve ta zgjidhim konfliktin e rëndë disadhjetëvjeçar mes serbëve dhe shqiptarëve. Dhe këtë e treguam edhe në praktikë dhe tani askush në botë nuk e vë në pikëpyetje dëshirën më të sinqertë të Serbisë që dialogu të fillojë sa më parë që të jetë e mundur”, tha ai.

“A do të mund Serbia që ta imponojë çështjen e statusit në bisedime”, ishte pyetja e radhës e “Blicit”, së cilës presidenti serb iu përgjigj, duke theksuar se “Serbia nuk mund të imponojë asgjë në planin ndërkombëtar, duke pasur parasysh madhësinë, fuqinë dhe ndikimin e politikës sonë të jashtme.

Ne vetëm paqësisht, me durim dhe përmes dialogut mund të arrijmë deri te një zgjidhje e pranuar në mënyrë të ndërsjellë, pra deri te zgjidhja, e cila do të mund ta zgjidhte konfliktin historik mes popujve serb dhe shqiptar. Vetëm përmes dialogut ne mund t’i legjitimojmë interesat tona dhe të arrijmë deri te një zgjidhje, që do të përbënte një kompromis të pranueshëm për të dyja palët dhe do t’i shërbente stabilitetit afatgjatë të të gjithë rajonit tonë, i cili, i çliruar nga tensionet, do të mund të ecte përpara”, theksoi Presidenti serb, Boris Tadiç.

Era85 01.11.2010 0 848
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
01.11.2010 (vor 5166 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)