Beitragsansicht

Tartari 5 orë në prokurori

Për pothuajse pesë orë rresht biznesmeni Arjan Tartari dha deklarimet e tij në Prokurorine e Tiranës në lidhje me akuzat e deputetes demokrate, Albana Vokshi, bashkëshorte e tij, e cila pohoi javë më parë se aksionerët e “Vision Construction” i kishin afruar 20 përqind aksione, Dritan Avllajt në këmbim të lejeve të ndërtimit për një bllok pallatesh tek Liqeni Artificial. (UPDATE)

 

Ndryshe nga bashkëpunëtori i tij, Rrahman Selmanllari, Arjan Tartari nuk kishte në krah avokat mbrojtës, por sidoqoftë në dalje të institucionit të akuzes ai ishte njëlloj i heshtur dhe po njësoj i shmangu gazetarët.

Biznesmeni u pyet në një maratonë disa orëshe, sikurse edhe pesë biznesmenë të tjerë të cilët u janë nënshtruar pyetjeve për llogari të hetimeve paralele në njësinë Task Force, njëra për lejet e ndërtimeve dhe tjetra për konçesionet.

Arjan Tartari ishte biznesmeni i fundit që foli për hetimet që po kryhen për lejet e ndërtimit, mes të cilëve ka folur edhe biznesmeni Dritan Avllaj, i akuzuar nga deputetja Albana Vokshi.

Por ndërsa sipas prokurorisë të gjithë biznesmenët i kanë qendruar versionit se kanë kryer biznes dhe nuk dinë gjë për ryshfete, Rrahman Selmanllari më pas foli nëpërmjet avokatit dhe një dokumenti të noterizuar se kishte pohuar në prokuori të ketë dhënë aksione në formën e ryshfetit biznesmenit Avllaj, si mik i kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Nuk dihet ende se çfarë ka pohuar Tartari, por me siguri ajo që ka thënë ai është edhe deklarata vendimtare për këto hetime.

 

Era85 14.09.2010 0 1078
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
14.09.2010 (vor 5216 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)