Beitragsansicht

Teherani, i gatshëm të lëshojë amerikanen

Irani ka thënë se është gati të lirojë një grua amerikane që ishte ndaluar pranë kufirit me Irakun më shumë se një vit më parë. Sarah Shourd u arrestua bashkë me dy burra amerikanë në korrik të vitit të kaluar, të akuzuar për spiunazh. Amerikanët thanë se kishin humbur rrugë gabimisht në territorin iranian. Një gjykatës në Teheran përjashtoi minutën e fundit lirimin e amerikanes këtë fundjavë, duke thënë se nuk ishin përfunduar procedurat ligjore. I njëjti zyrtar deklaroi të dielën se amerikania mund të lirohej me kusht, duke paguar gjysmë milioni dollarë. Prokurori tha se ajo nuk do të lejohej të largohej nga vendi. Një numër të burgosurish në Iran që presin të dalin në gjyq, e kanë shfrytëzuar këtë mundësi, duke u larguar nga vendi. Por, në rastin e Sarah Shourd, situata është e komplikuar pasi dy miqtë e saj, Josh Fattal dhe Shane Bauer, janë ende në burg

Era85 14.09.2010 0 1076
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
14.09.2010 (vor 5216 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)